Lustracioni, Totozani: Të nisë nga Avokati i Popullit

586
Avokati i Popullit Igli Totzani ka deklaruar se i është drejtuar kryeministrit, kryetarit të Kuvendit dhe Ministrit të Drejtësisë më dy rekomandime për ligjin e lustracionit. Në një dalje për mediat nga institucioni i Avokatit të Popullit, Totozani tha se lustracioni duhet të fillojë pikërisht nga ky institucion. Igli Totozani: Për këtë qëllim pak ditë më parë i jemi drejtuar Kryeministrit, Kuvendit dhe Ministrit të Drejtësisë me dy rekomandime të reja për lustracionin.

I pari lidhet me dëshirën dhe vullnetin tonë pëtr ta nisur lustracionin pikërisht nga institucioni i AP. Kemi kërkuar të jemi të parët, të japim shembullin konkret në zbatim të këtij procesi. Për këtë kemi propozuar ndryshimet ligjore specifike që duhet të pësojë ligji për AP me qëllim që të mundësojë aplikim real të lustracionit në veprimatrine e brendshme të institucionit.
Sigal