Lushnje – Ruanin materialet e “TAP”, por kapen duke vjedhur 700 litra naftë

518
Një polic privat dhe bashkëpunëtori i tij janë arrestuar nga policia e Lushnjes pasi u kapën duke vjedhur materialet e gazsjellësit TAP. Në pranga u vunë Ndriçim Beqiri 26 vjeç dhe Veli Kumanaku.

Policia sqaron se: “Veli Kumanaku, punonjës i një shoqërie sigurimi me detyrë në ruajtje të makinerive dhe materialeve të Gazsjellsit “TAP” në fshatin Imsht, në orët e para të mëngjesit të datës 28.02.2017, në bashkëpunim me shtetasin Ndriçim Beqiri, kanë vjedhur 13 shtrate trarësh të makinerive dhe 600-700 litra naftë.”

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga Nenet 135/2 dhe 134/2 të Kodit Penal.
Sigal