Sigal

Konfliktet për pronën, jo rrallëherë, gjejnë si “zgjidhje” edhe përdorimin e armëve. Rasti më i fundit ka ndodhur në Lushnjë.

Sipas Policisë Vendore, mësohet se S. D., 25 vjeç, banues në Lushnjë, pas një konflikti pronësie ka kanosur me armë zjarri automatik dhe ka qëlluar në drejtim të D. M., 60 vjeç dhe H. M., 48 vjeç por pa shkaktuar të lënduar.

Policia sqaron, se autori është shpallur në kërkim.

Komisariati Policisë Lushnjë – Seksioni për krimet e rënda

Më datë 04. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit S. D., 25 vjeç, banues në Lushnjë, pasi pas një konflikti pronësie ka kanosur me armë zjarri automatik dhe ka qëlluar në drejtim të shtetasve D. M., 60 vjeç dhe H. M., 48 vjeç por pa shkaktuar të lënduar. Nenet 76, 22, 278 e 199/a të Kodit Penal.