Lushnje, gjendet i vdekur një person nga i ftohti

512
Sigal

Një person është gjetur
i vdekur ditën e sotme në Lushnje. Dyshohet se i ftohti ka qenë shkaku për
humbjen e jetës së 52-vjeçarit Bashkim Çepa, roje në një pallat.

Trupi i pajetë i tij është gjetur nga familjarët e tij.

Ndërkohë, ditën e djeshme, në Sarandë, 54-vjeçari endacak Leonard Beqiri
ndërroi jetë në spital. Ai u gjet në rrugë nga policia dhe u dërgua për mjekim,
por nuk mundi dot të jetojë. 

54-vjeçari jetonte prej kohësh në një makinë të braktisur.