Lushnje, arrest me burg drejtorit të hipotekës, 3 mijë euro ryshfet

514
LUSHNJE – “Arrest në burg” është masa e sigurisë që Gjykata e Lushnjës dha për Elvis Bajazitin drejtorin e Hipotekës të këtij qytetit arrestuar të martën për korrupsion.
Prokurorja e çështjes M.Zoto ka kërkuar burg pa afat dhe gjykata e Lushnjë në seancën e zhvilluar ditën e sotme ka marrë në konsideratë kërkesën e Prokurorisë.
Tre ditë më parë në një lokal të qytetit të Lushnjë Drejtori Bajaziti dhe shoferi i tij Aurel Tiranishti u kapën në flagrancë duke marrë 3000 euro nga një qytetar për një certifikatë pronësie.  
Sigal