Lushnje, arresohen dy persona, siguronin tritol kundrejt shumës 500 euro

536
Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Lushnjës pasi akuzohen për trafik të lëndëvë plasëse. Në kuadër të operacionit të koduar “Çerma”, u arrestuan Sokol Isufaj 35 vjeç dhe Ahmet Myftari 23 vjeç të dy nga Elbasani.

Policia sqaron se: “Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi pas një hetimi 1 mujor , në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Çermës” Lushnje, j’u gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale 1 kallëp eksploziv, i dyshuar tritol. Të dy këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin u siguronin personave të ndryshëm sipas kërkesave sasi eksplozivi, kundrejtë shumave deri në 500 euro.”

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese e radioaktive” parashikuar nga Neni 282/a i Kodit Penal.
Sigal