Lushnjari përdhunon ish-gruan 21-vjeçare, ju fut fshehurazi në shtëpinë e motrës

612
Një i ri nga Lushnja, 23-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij. Kjo e fundit kishte ardhur të jetonte në Tiranë pas ndarjes.
Por jo vetëm kaq, ai akuzohet se edhe ka abuzuar seksualisht me të kundër dëshirës së vajzës. I riu me inicialet J.R me banim në Lushnje e ka ndjekur ish-bashkëshorten 21-vjeçare dhe e ka përdhunuar atë në banesën e të motrës së vajzës, duke u futur fshehurazi aty.
E reja për të gjitha sa ndodhën i është drejtuar Komisariatit të Policisë Nr. 4 ku ka ngritur kallëzim për ish-bashkëshortin.
Sigal

Njoftimi i Policisë:

Më datë 15.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet kapjen e shtetasit J.R, vjeç 23, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se më datë 14.09.2017, ka dhunuar banesën e shtetases A.H si dhe ka përndjekur e kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirë, me ish bashkëshorten XH.M, vjeç 21, banuese në Tiranë. Nenet 102, 121/a e 112 të Kodit Penal.