Lumturi Vladi – Uragani i së mirës

1687
Kushdo që ka jetuar në Tiranë, nuk e ka aspak të vështirë ta gjejë se për kë bëhet fjalë kur lexon portretin e saj; bionde shtathedhur, përplot energji; një grua që ka harruar të plaket. E tillë është Lumturi Vladi, një nga ish drejtueset më të votuara të arsimit shqiptar, e cila prej një viti i është bashkuar organizatës “Diplomatic Mission, Peace and Prosperity”, me qendër në Tiranë, organizëm ky i akredituar në OKB, NATO dhe BE. Ishte pikërisht kjo organizatë që do t’i akordonte titullin “Misionare Paqeje”, Lumturi Vladit, në bazë të aktivitetit të saj të palodhur në ndihmë të nxënësve, shtresave në nevojë dhe fëmijëve jetimë. Po për aktivitetin e saj bamirës zysh Lumes i është akorduar edhe Urdhri i Artë i Shenjtores Nënë Tereza.

Një tjetër vlerësim ka ardhur ditët e fundit për mësuesen tonë, kësaj herë nga vendi i lirisë, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pikërisht nga “American Diplomatic Mission for World Peace”, me qendër në Florida.

Ata i drejtohen pikërisht kështu mësueses sonë të dashur:
Former Drejtore Shkolle Tirana, Albania 
Misionare Paqeje
Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet
E nderuar Mrs.Vladi,
Është një kënaqësi e madhe për mua t’ju drejtohem përmes kësaj letre vlerësimi për angazhimin, përpjekjet dhe sakrificat tuaja si luftëtare e paepur e Paqes Sociale në fushën e Edukimit dhe Arsimit Shqiptar, si Drejtore Model e disa shkollave te Tiranës, një ndër liderët më të përkushtuara të Arsimimit të Shoqërisë Civile në Ballkan, si Misionare Paqeje e Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP), dhe veçanërisht si faktor stabiliteti që punoni prej vitesh për të konsoliduar Paqen në Ballkan e në Botë në luftë kundër injorancës, padijes dhe analfabetizmit. Ju jeni vërtet, jo vetëm një personalitet humanitar, por dhe administratore model e arsimit shqiptar që i rezistuat me stoicizëm çdo lloj vështirësie që ju kanë shkaktuar strukturat burokratike të pushteteve të ndryshme. 

Duke lexuar biografinë tuaj cilido ndihet i frymëzuar nga aktiviteti juaj si lider shoqëror, si mësuese dhe drejtore model dhe tani edhe si Misionare Paqeje e DMPP, institucion ndërkombëtar i përkushtuar ndaj shërbimeve qytetare dhe sociale që ndihmojnë komunitetet paqedashëse të Shqipërisë, Kosovës, të Ballkanit e të vendeve të tjera në zhvillim në rrugën e tyre për paqe e prosperitet. Në sakrificat dhe qëndresën që ju karakterizon gjatë gjithë aktivitetit tuaj edukativ e arsimor tanimë pasqyrohet dukshëm edhe shëmbëlltyra e Gandit, Martin Luter King, Mandelës dhe Shenjtores Nënë Terezë, personalitete ideatorë dhe frymëzues të Paqes Moderne Botërore.

Sot ju vlerësoheni me Medaljen e Artë Urdhri i Misionarit të Paqes Shenjtorja Nënë Terezë, simbol i gjenealitetit të këtij personaliteti kaq brilant të humanizmit, bamirësisë dhe filantropisë botërore dhe në shpirtin tuaj rezonon edhe shenjtëria e kësaj figure. 

Duke ju falënderuar në emër të American Diplomatic Mission for World Peace (ADMËP) dhe Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP), ndihem krenar për angazhimin tuaj të madh dhe kontributin e shquar që po jepni si faktor paqeje. Edhe njëherë dëshiroj t’ju shpreh përgëzimet e mia më të ngrohta në emër të gjithë partnerëve tanë paqedashës, paqebërës dhe paqeruajtës.

Me respekt, 
+Bishop Dr. Jose A.P. Moreno, Ed. D.
Konsull i Përgjithshëm – ADMWP
CC: Governor Dr. Shefki Hysa, DMPP
Kjo është pra Lumturi Vladi, e kudogjendur e kudovlerësuar; një uragan i së mirës në ndihmë të gjithkujt…
Dylbere Dika


Sigal