Lumi Shkumbin del nga shtrati, përmbyten tokat në Çerm Proshk

621
Për shkak të reshjeve të shumta të rëna gjatë ditës së djeshme, por edhe gjatë orëve të para të ditës se sotme, lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati.
Kryesisht në fshatin Çerm Proshk, lumi ka shkaktuar përmbytje të tokave bujqësore që shtrihen brenda argjinaturës së lumit.
Banorët thonë se kjo është hera e tretë, që Shkumbini del nga shtrati gjatë muajve të parë të këtij viti.

Sipërfaqet e tokave të përmbytura janë të mbjella në grurë dhe perime dimërore, por që aktualisht gjenden nën ujë.
Nuk raportohet të ketë përmbytje në banesa, por prurjet e lumit janë duke u shtuar.
Sigal