Lumi Ibër del nga shtrati, përmbytet pjesa veriore e Mitrovicës

286
Për shkak të shkrirjes së borës, pas reshjeve të dendura të shiut javën e kaluar, klumi Ibër ka dalë nga shtrati, gjë që ka shkaktuar përmbytje në pjesën veriore të Mitrovicës në pjesën e “ish-remontit ushtarak”.
Shërbimi informativ i komunës së Mitrovicës së Veriut ka njoftuar se shërbimet profesionale janë në terren dhe po e ndjekin nga afër situatën.
Niveli i Ibrit është rritur edhe në lagjen etnikisht të përzier “Mahalla e boshnjakëve”, dhe deri te dalja nga shtrati i lumit kanë mbetur vetëm edhe 40 centimetra në këtë pjesë të qytetit.
“Përrenj dhe lumenj të vegjël të cilët derdhen në lumin Ibër, edhe pse janë të rrëmbyeshëm ende qëndrojnë nëpër shtretër të tyre, përveç në pjesën tek ish remonti ushtarak, ku lumi ka dal nga shtrati. Të gjitha shërbimet janë në teren, situata po përcillet, ende është në fuqi gjendja e jashtëzakonshme, dhe gjithçka është në gatishmëri. Ndërmarrja publike komunale ka siguruar numër të mjaftueshëm të thasëve me rërë, kështu që mund të reagojmë shpejtë”, ka thënë një zyrtar i komunës.