Lumë kokaine në Milano/ Kush është shqiptari që qarkulloi 600 mijë euro

701
Mediat italiane kanë publikuar detaje të reja mbi arrestimin e trafikantit shqiptar në Itali vitin e kaluar, i cili ka qarkulluar rreth 626.351 euro kokainë. Shqiptari Dritan Tilka, 30 vjeç u arrestua më 11 prill 2016 në Milano, ndërsa ishte mbajtur nën vëzhgim prej disa kohësh nga policia.
418 faqet e urdhër-arrestit, firmosur nga gjyqtari Valerio Natale me kërkesë të prokurorit Marcello Tatangelo, shpjegojnë me detaje mënyrën si trafikonte drogën shqiptari në Itali dhe lidhjet e tij me trafikante të tjerë në Milano, si dhe furnizimin me kokainë nga Holanda.
Shqiptari mbante shënim të gjitha veprimet dhe bilancin e tij mbi shitjen e kokainës. Në bllokun që ka sekuestruar policia duken shënimet e tij ku në njërën kolonë shënon shifrën 6180 euro, ndërsa në kolonën tjetër shkruan “patën ngel”. Marijuanën e shet me 4500 euro kilogrami, ndërsa kokainën me 35 mijë. Shqiptari përdorte edhe identitete të tjera rreme, mes të cilave emra kinezë e indianë.
Në më pak se dy javë, mes hyrjeve e daljeve, ai ka arritur të qarkullojë 626.351 euro. Të gjitha para në dorë. Rrethon shifrat me laps dhe rifreskon edhe fitimin, 23315 euro.
Libri i llogarive është i lidhur me aktet e hetimit të mbyllur dje me 31 arrestime dhe sekuestrimin e 22 kileve kokainë, 39 marijuanë, gjysmë milioni euro në dorë, një pistoletë dhe një automatik të vogël.
Sigal