Luman Spathara:Partia Socialiste në Berat e fillon fushatën me 6 deputetë

569
Sigal

Koordinatori i PS-së, Luman Spathara: “Deklarata e Berishës: ‘nuk investojmë në Berat se edhe dheu është i kuq’ na favorizon ne”

Koordinatori i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht anëtari i Asamblesë së Partisë Socialiste në Berat, Luman Spathara tregohet shumë optimist për fitoren e 6 deputetëve në Qarkun e Beratit, të cilët do të ndikojnë shumë për prurjen e Partisë Socialiste në pushtet. Këtë mendim koordinatori Spathara, e shpreh të bazuara në llogaritjet dhe njëkohësisht si bastioni socialist që është ky qark. Madje, ai shprehet se, fryma për fitoren e Partisë Socialiste është prezantuar në të gjitha pjesë dhe territorin e këtij qarku. Spathara shprehet për gazetën “Telegraf” se, nga përllogaritjet e viteve të fundit të zgjedhjeve parlamentare në këtë qark mandati i LSI-së, i ka marrë për 13 vota ndërsa Partia Demokratike për 105 vota, çka do të thotë që, këto dy mandate i merr Partia Socialiste. Anëtari i kësaj Asambleje, Luman Spathara shprehet, se maxhoranca ka konsumime maksimale në këtë qark dhe më gjerë, e cila i ka humbur të gjitha sfidat, si në shëndetësi, integrim e vendit, në shkatërrimin e pronës, në privatizimet pa kritere hidrocentralet, CEZ, si dhe shumë objekte të tjera. “Është për t’u theksuar rritja e kriminalitetit në shkallë vendi, ku kupola e policisë përbëhet nga mafiozët, që përkrahin e nxisin krimin në vend. Partia Demokratike ka degraduar fshatrat, të cilëve nuk iu përkrahen prodhimet vendas të bujqësisë. Ku me qindra ton prodhime dëmtohen për efekt të mungesës së tregut”, tha koordinatori .Më tej Spathara ka thënë se, “Drejtësia është kthyer në pronësi të partisë në pushtet, vendimet e gjykatave merren në zyrat e partisë në pushtet. Të gjitha këto veprime kanë ndikuar shumë edhe në Qarkun e Beratit, që gjatë 8 viteve nuk është investuar si në infrastrukturë, ku Berati po vuan pasojat të mëdha, madje, kjo gjendje ka arritur deri aty sa të shkatërrojë edhe turizmin. Shumë turistë që kanë vizituar këtë qytet një vit më parë edhe pse janë kënaqur me bukuritë që i ka falur natyra këtij qyteti dhe vlerat muzeale që mbart prej qindra vjetësh, nuk kanë preferuar të vijnë më, pasi iu kujtohet shkatërrimi i infrastrukturës si për shembull rruga nacionale Berat- Lushnje, Berat –Fier, Berat – Çorovodë etj..”.

Ndryshimet

Shkak për braktisjen e zonës së Beratit është bërë qeveria, që nuk ka investuar në qytetin muze. Koordinatori i Partisë Socialiste, Spathara shprehet: “Berati kërkon ndryshim nga Partia Socialiste dhe nga lideri saj, Edi Rama. Këto dhe shumë probleme të tjera, kanë bërë që Qarku i Beratit, të humbas besimin tek maxhoranca dhe t’i kthejë sytë dhe besimin tek Partia Socialiste. Populli i Beratit, di t’i ndajë “himet nga mielli” dhe në këto zgjedhje ai do të zgjedh për të votuar Partinë Socialiste, e cila po i gjendet pranë këtij populli fukara. Ne sa të vijmë në pushtet, menjëherë do të luftojmë korrupsionin, krimin e organizuar, i cili po lulëzon në Shqipëri dhe do të shkatërrojë kupolën e policisë, e cila është bashkëautorja e krimit në Shqipëri. Do të reformojmë drejtësinë me shpejtësi, pasi ajo është kthyer vegla e partisë në pushtet”. Spathara shprehet më tej duke thënë se, Kryeministri shqiptar, Sali Berisha është shprehur në disa takime se: “Ne në Berat, nuk investojmë se edhe dheu është i kuq. Kjo parullë e Berishës për Beratin, do të ndikojë shumë në prurjen e Partisë Socialiste në pushtet, por njëkohësisht do të ndikojë edhe në votimin e deputetëve për në Parlamentin shqiptar në Qarkun e Beratit”, tha Spathara për gazetën.