Lulzim Basha uron nga Korça, fillimin e vitit të ri akademik

574
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar të gjithë studentëve dhe pedagogëve fillimin e ri akademik. Gjatë ditës, Basha ka qëndruar në Universitetit “Fan Noli” të Korçës dhe ka diskutuar me studentët e pedagogët për porblemet që përballen ata.

“Në nisje të vitit të ri akademik i uroj të gjithë studentëve dhe pedagogëve një vit të mbarë dhe të suksesshëm.
Sot, pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me studentë dhe pedagogë të Universitetit “Fan Noli” të Korçës. Ndërsa dëgjova shqetësimet e tyre për ligjin për Arsimin e Lartë, për tarifat e larta të universiteteve, për pamundësinë e qindra të rinjve për të vijuar studimet e larta. I garantova se unë dhe Partia Demokratike nuk heqim dorë nga dëgjimi i zërit të studentëve dhe pedagogeve, dhe reflektimit të zërit të tyre në ligjin e Arsimit të Lartë sepse kjo është një kauzë jetike për vendin. Nuk mund të pranojmë që të shkojmë hapa mbrapa në këtë drejtim, që shteti të paguajë më pak dhe ju të paguani më shumë, e prapë se prapë ju të keni më pak të drejta dhe shteti të kontrollojë gjithçka.
Në programin tonë qeverisës, parashikojmë rritje të financimit për universitetit, ulje të tarifave për studentët dhe krijimin e e aksesit për çdo të ri që kërkon dhe dëshiron të studiojë”, ka shkruar Basha në Facebook.
Sigal