Lulzim Basha: Në 6 vite krimi, korrupsioni është bërë i gjithëpushtetshëm, Edi Rama na mbylli dyert e Europës

505
Sigal

Kreu i PD, Lulzim Basha, në takimin e tij me demokratët e Kamzës, deklaroi se Edi Rama i ka mbyllur dyert e Evropës Shqipërisë.

Sipas tij Rama ka frikë nga Evropa, prandaj e ka kthyer Shqipërinë në një çiflig të tijin dhe krimit të organizuar.

“Në këto 6 vite krimi është bërë i gjithëpushtetshëm, korrupsioni ka mbuluar vendin, dhe përgjegjës për këtë është Edi Rama. Rama i cili ju dorëzoi Partinë Socialiste kriminelëve erdhi në pushtet. Me krimin Rama ka ndarë gjithçka që ka ky vend. Taksat e rritura në stratosferë, pasuritë e shqiptarëve, gjithçka në duart e një grushti njerëzish, kriminelë, klientë dhe oligarkë të Edi Ramës. Rama e ka goditur në çdo cep Kamzën, goditi kryetarin e bashkisë Kamzës, pagoi për të përçarë Kamzën, por nuk ia doli. Sot apateti është shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Demokratë e socialistë kanë të njëjtat halle, ndajnë të njëjtin mjerim. Kjo sepse Rama me krimin e organizuar e ka kthyer Shqipërinë në çifligun e tij, ndaj ai ka mbyllur dyert e Ervopës, pasi ai e ka frikë Evropën.”,- ka thënë Basha.