Luftoni obezitetin me verë të kuqe

625
Studimet e shumta kanë zbuluar se një përbërës i caktuar në rrush, manaferra dhe në verën e kuqe mund t’ju ndihmojnë të humbisni kilogramët e tepërt. Zbulimi tregon se dietat të cilat përmbajnë resveratrol, mund të ndihmojnë në luftimin e obezitetit.

Këtë substancë magjike e përmban vera e kuqe dhe pavarësisht se studimi është kryer tek minjtë, hulumtuesi i këtij studimi, profesori Min Du nga Universiteti Shtetëror i Washingtonit, thotë se substanca në fjalë ka të njëjtat ndikime edhe tek njerëzit. Këto zbulime janë raportuar në Revistën Ndërkombëtare të Obezitetit.
Sigal