“Luftë, luftë, po humbin ndjenjat”, flasin banorët e Astirit, Protoduari: Jam në gjendje të fikti, është tmerr

137

IKMT së bashku me policinë e shtetit kishin planifikuar prishjen e disa objekteve tek zona e Astirit por janë përballur me kundërshtimin e banorëve.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e banorëve, gjë e cila ka sjellë probleme për frymëmarrjen, disa prej tyre janë në gjendje të fikti.

Banorët kanë deklaruar se po mbyten nga gazi lotsjellës. Ata shprehen se situata aty është një luftë.

“Jemi mbytur nga gazi, burrat po na hidhen mbi çati. Luftë, luftë, jam në gjendje të fikti fare. Nuk të jap do informacion se jam tmerruar, filluan prishjet. Nuk kemi lëvizur asnjë objekt nga banesat e tona”, është shprehur Lindita Protoduari.