LUFRA”, 25 vjet model, fuqi dhe e preferuar e tregut për prodhime të qumështit

1983
Gazeta “TELEGRAF”
Gjithçka nisi në vitin 1992, me një punishte të thjeshtë, të improvizuar në një nga dhomat e familjes Ndreko, për të vazhduar rrugën e suksesit
Sot, kompania e mirënjohur në përpunim dhe tregtimin e produkteve të qumështit, plotëson 25 vite aktivitet, të cilin, familja “dreko” e nisi si një “provë” biznesi modest, atje në zonën e tij, duke u rritur gradualisht mes investimit, profesionalizmit, zgjerimit, merakut, lodhjes, stresit dhe përgjegjësisë për t’u bërë pjesë serioze, e kërkuar dhe dominuese e tregut zonal e më pas e tregut kombëtar e atij të vendeve të BE dhe Rajonit, siç është sot pas 25 vitesh nga “produkti i parë! Kjo dëshirë, kjo përpjekje, lodhje, sakrificë e besim ishte “pagjumësi” e hapit të parë dhe e krejt 25 viteve për ideuesit dhe vazhduesit të “Lufra” shqiptare, brenda logos së të cilës janë dhjetëra produkte qumështi që janë pjesë e përditshme e tavolinave të familjeve dhe enteve publike shqiptare! ishte një sakrificë dhe lodhje që vlejti dhe sot, “Lufra” plotëson 25 vite prodhim gjigant, cilësor, të shumëllojshëm, me standarde e kalori ushqyese. Sot në mbrëmje, “Lufra” feston me fermerët, tregtarët, specialistët, bashkëpunëtorët, miqtë e për më tepër feston kënaqësinë e 25 viteve sukses…

“LUFRA” kërkohet nga konsumatori, prej këtyre vlerave të punës dhe merakut të dyshes së pasionuar e të palodhur “Neta-Beni”

MISIONI
Misioni ynë kryesor është të kujdesemi për ju duke ju ofruar çdo ditë ushqime të freskëta dhe të shëndetshme.

VIZIONI
Të qëndrojmë gjithmonë kompania lider në cilësinë e produkteve që prodhojmë dhe tregtojmë, kudo ku ne do të operojmë.

PËRGJEGJËSIA SOCIALE
Lufra operon duke tentuar të vlerësojë nevojat në përgjithësi dhe kontribuon në zhvillimin e komunitetit ku operon. Janë krijuar marrëdhënie të mira me fermerët duke ndikuar tek ata te ngrenë nivelin ekonomik, por dhe atë social e civil të tyre.

INOVACIONI – KRIJIMTARIA
Inovacioni ka qenë dhe është esencial për ne vazhdimisht, çdo punonjës përfshihet në krijimtari në funksion të rritjes së kapaciteteve teknike e cilësisë, për të ndërmarrë rreziqe dhe për t’i përballuar ato.

ORIENTIMI NGA KLIENTËT
Konsumatorët janë gjithnjë në pritje të vlerësimit të nevojave të tyre për produktet e bulmetit nga kompanitë e ndryshme. “Lufra” nga ana e saj e garanton këtë duke siguruar kënaqësi autentike nëpërmjet forcës së produkteve që gjenerojnë mirëqenien për konsumatorët.

CILËSIA
Cilësia është themelore për aktivitetin tonë pasi ajo është kujdesi për konsumatorin çka në pretendojmë të arrijmë. Jemi të përgjegjshëm në sigurimin e cilësisë në çdo gjë që bëjmë në koherencë me strategjinë tonë për një kohë të gjatë.

VLERAT E ARRITURA
Për “Lufra” është i rëndësishëm përqendrimi në arritjen e standardit më të lartë duke qenë të angazhuar në ruajtjen e principit të etikes së biznesit, ndershmërisë dhe respektit absolut për ligjin e ushqimit që rregullon raportet midis shtetit e konsumatorit dhe realizon kështu filozofinë e “Lufra”: Gjithçka cilësore për konsumatorin, shijen dhe kërkesat gjithnjë në rritje të tij ‘’.

INTEGRITETI
Arritja e suksesit varet nga kapaciteti për të pasur përgjegjësi personale. “Lufra” tregon së është e integruar dhe është shembull i këtij përkufizimi. Gjithashtu, “Lufra” është korrekte me ligjet e normat e nxjerra për zbatim si dhe politikave të qeverisë për zhvillimin e bujqësisë.

ZHVILLIMI I PERSONAVE
Çdo person ka një vlerë të madhe, prandaj Lufra i jep rëndësi zhvillimit të dinjitetit personal për tolerancën, transparencën dhe sigurinë në funksion të marrëdhënieve me konsumatorin.

PASIONI
Pasioni për suksesin, pasioni për të kontribuuar, pasioni për sjelljen janë vlerat që për Lufrën shërbejnë për të adresuar këtë pasion në arritjen e misionit të saj.

STRATEGJIA

PREZENCA NË TREG
Lufra vazhdimisht ka zgjeruar tregun në të cilin ajo operon dhe sot mbulon të gjithë Republikën e Shqipërisë.

PRODUKTE TË SHËNDETSHME
Kërkojmë gjatë gjithë kohës të përmirësojmë shëndetin tuaj duke përmirësuar produktet tona.

RESPEKTOJMË NATYRËN
Duke qenë se cilësia dhe origjinaliteti i produkteve tona varet drejtpërdrejtë nga natyra, një nga strategjitë tona afatgjatë është ta respektojmë atë.
Sigal