“Luciferi” nuk ka ikur, ja çfarë thonë ekspertët për temperaturat e larta

535
Nëse mendoni se vera që lamë pas ishte më e nxehta, ku gjatë valës së nxehtësisë “Luciferi” temperaturat shkonin mbi 40 gradë, gaboheni.
Të paktën kështu thonë ekspertët, pasi këto temperatura do të jenë normale gjatë 30 viteve të ardhshme sipas tyre.
Ndryshime klimatike do të thotë se zjarret do të përhapen 10 herë më shumë dhe ka gjasa që të përfshijë gjithë Evropën, sipas analistëve të Atributit Botëror të Motit, shkruan “Sun”.
Temperaturat e larta përfshinë kontinentin në muajin gusht, duke shkaktuar probleme shëndetësore dhe zjarre të shumta.
Geert Jan van Oldenborgh, studiues i lartë në Institutin Mbretëror të Meteorologjisë Holandeze, tha: “Ne gjetëm dëshmi të qarta të ndikimit të njeriut në ngrohtësinë e kësaj vere, si në temperaturat e përgjithshme të verës ashtu edhe në valën e nxehtësisë të quajtur Lucifer.
Në shumë qytete në të gjithë Evropën Jugore, tani ka një shans për të parë një valë të nxehtë çdo verë siç e pamë gjatë verës së kaluar.
Në fillim të viteve 1900, një verë si ajo që ne sapo përjetuam ka qenë jashtëzakonisht e rrallë”.
Temperaturat e larta shkaktuan ngritjen e merkurit deri në 44C në jug të Spanjës dhe nxitën një rritje prej 15% të pranimeve në spitalet emergjente në Itali.
Së paku pesë njerëz vdiqën nga i nxehti në Itali dhe Rumani dhe temperaturat jashtëzakonisht të larta u regjistruan nga Spanja dhe Portugalia, Franca jugore, Italia, Ballkani dhe Hungaria, shkruan Ora News.
Robert Vautard, studiues në Laboratorin e Shkencave të Klimës dhe Mjedisit, shtoi: “Është e rëndësishme që qytetet të punojnë me shkencëtarë dhe ekspertë të shëndetit publik për të zhvilluar plane veprimi për ngrohjen, sepse nxehtësia e tillë ekstreme do të bëhet normë në mes të shekullit”.
Sigal