Luan Rama viziton në spital 2 punonjësit e policisë: Mbështetja detyrë e të gjithëve

488
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherësh dhe anëtar i Komisionit parlamentar për Sigurinë Kombëtare, Luan Rama vizitoi te merkuren në Spitalin Ushtarak ne Tirane, dy punonjësit e policisë të plagosur në Lazarat ne jug te vendit.
Në një prononcim për mediat pas këtij takimi, Luan Rama shprehu ngushëllime për humbjen e jetës në krye të detyrës të punonjësit të Policisë, Ibrahim Basha, ndërsa shprehu mbështetjen për efektivët e Policisë së Shtetit për realizimin e detyrës.
“Sot na kanë qëlluar të gjithëve. Ngushëllime familjes së Ibrahim Bashës. Sot është një ditë e trishtë për të gjithë ne. Mbështetja për policinë është detyrë e të gjithëve”, deklaroi Luan Rama.
Sigal