LSI-ja merr drejtoritë kryesore në Sarandë

205

Ka marrë fund ankthi dhe enigma e ndarjes së posteve në qytetin jugor. Ja kush janë 5 drejtoritë

Me hapa të shpejta po merr formë edhe qeveria e re, e zgjedhur me votat e 23 Qershorit. Zëvendësimet dhe emërimet e reja që janë bërë këto javët e fundit nuk kanë kaluar pa zhurmë, madje, edhe ndarja e drejtorive po bëhet më së miri, ku partitë e koalicionit po munden të marrin më të mirën. Kështu edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, pjesë e koalicionit ka marrë drejtoritë dhe zyrat kryesore edhe në qytetin e Sarandës, ku sipas burimeve mësohet se, LSI ka marrë në këtë qytet pesë drejtori. Kështu ka marrë fund ankthi dhe enigma e ndarjes së posteve në qytetin jugor. Në vijim të ndryshimeve administrative, produkt i rotacionit politik të pas zgjedhjeve të 23 Qershorit, këto ndryshime kanë zbritur edhe në qytetin jugor të Sarandës. Burime të sigurta konfidenciale të gazetës “Telegraf” nga dega e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Sarandë, zbardhin pritshmëritë e emrave dhe drejtorive dhe zyrave që priten të merren nga kjo forcë politike, e cila ndjehet e kënaqur nga kjo ndarje e pushteteve. Pra LSI-ja ka marrë pjesën më të majme, sipas burimeve politike nga kjo degë. Dhe më saktë, sipas burimeve nga dega e LSI-së Sarandë, janë marrë drejtoritë dhe zyrat kryesore rajonale dhe pikërisht, ISKSH me zonjën E.Vasili, aktualisht mjeke dhe këshilltare e LSI në Këshillin Bashkiak të Sarandës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar të Butrintit me z. Gjergji Mano, aktualisht kryetar i degës së LSI Sarandë dhe ish- n/prefekt i Sarandës, Drejtorinë Rajonale të Kontrollit të Automjeteve me z.K. Balili biznesmen, n/prefekturën e Sarandës (me kompetenca të zgjeruara) me z. I.Hysi sekretar politik i LSI Qarku Vlorë si dhe Zyrën Arsimore të Sarandës me zonjën K. Gogo mësuese dhe ish-kandidate për deputete nga LSI në zgjedhjet e 23 Qershorit.

5 drejtori

Në Sarandë Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë drejtoritë dhe zyrat kryesore rajonale dhe pikërisht ISKSH-në, Drejtorinë e Parkut Kombëtar të Butrintit, Drejtorinë Rajonale të Kontrollit të Automjeteve, n/prefekturën (me kompetenca të zgjeruara) si dhe Zyrën Arsimore