Lotaria amerikane 2017 dhe bursat e programit “Yes”

635
Sigal

Programi
“Yes”, Departamenti Amerikan i Shtetit bën sqarimet

Bursa
Amerikane për gjimnazistët shqiptarë, datat e konkurrimit

Gazeta Telegraf/

Kennedy-Lugar
Youth Exchange and Study (YES) Program, është një program pa pagesë që siguron
bursa studimi për nxënësit e shkollave të mesme nga vendet YES për të kaluar
deri në një vit akademik (2017-2018) në Shtetet e Bashkuara, duke jetuar me
familje amerikane dhe duke ndjekur një shkollë të mesme amerikane. Fokusi i
programit është zhvillimi i komunikimit ndërmjet qytetarëve nga Shtetet e
Bashkuara dhe vendeve partnere, me qëllim ngritjen e mirëkuptimit dhe respektit
të ndërsjellë. Nxënësit jetojnë në një familje pritëse, ndjekin një shkollë të
mesme, angazhohen në aktivitete për të mësuar mbi shoqërinë dhe vlerat
amerikane, sigurojnë aftësi drejtimi dhe ndihmojnë në edukimin e amerikanëve
mbi vendin dhe kulturën e tyre. Ky program mbështetet financiarisht nga
Departamenti Amerikan i Shtetit

Faza e parë e konkurrimit:  Qyteti: Tiranë. Data: 15 tetor 2016. Ora:
8:30 to 11:00. Adresa: Universiteti “Marin Barleti”, Rr. “Sami Frashëri”, nr.
41 (pranë kompleksit të pishinave)

Qyteti: Fier. Data: 14 tetor 2016. Ora: 8:30 to
11:00. Adresa: Shkolla e mesme “Flatrat e Dijes” Lagjja 1 Maj.

Të gjithë
nxënësit duhet të regjistrohen personalisht ditën e testimit; Testi i parë do
të bëhet në të njëjtën ditë dhe orë që do të përcaktohet në momentin e
regjistrimit. Për të gjithë ata që kualifikohen, testi i dytë do të bëhet të
nesërmen. Një listë me pjesëmarrësit e raundit të dytë do të bëhet publike në
mbrëmjen e ditës së parë të testimit. Nëse dëshironi të regjistroheni
paraprakisht për testimin, na dërgoni një email në adresën:  [email protected]

Aplikanti
duhet të plotësojë këto kushte:

·        
Datëlindja nga 1 janar
2000 – 15 korrik 2002.

·        
Nxënës në shkollë të
mesme, klasa 10 ose klasa 11.

·        
Nxënës me rezultate të
mira. Të kenë nota të mira.

·        
Njohuri të mira të
gjuhës angleze.

·        
Të jetë shtetas
shqiptar.

·        
Nxënësit me aftësi të
kufizuar duhet të jenë të lindur nga 15 shkurt 1998-15 korrik 2001.

Dokumentet
që duhet të paraqiten:

§  Aplikanti
duhet të paraqesë:

§  Fotografi
të kohëve të fundit 3 x 4 cm;

§  Pasaportë,

§  Certifikatë
lindjeje ose kartë identiteti,

§  një
stilolaps.

Për informacione më të hollësishme kontaktoni:
American Councils for International Education Rruga “Ibrahim Rugova”, Sky Tower,
11-3, Tiranë,
[email protected]  www.ac-see.org.