Lopët e sëmura po shitern për salllam

693
Sigal

Gjithçka
nis tek kontrolli i munguar ose fiktiv veterinar i inspektorëve të AKU në
fabrika e linja prodhimi, tregje e lokale

 

Lopët e sëmura po mblidhen si “letrat me vlerë”, po shiten për sallam me…
10-15% të çmimit

 

Përparim HALILI

 

Sipas informacionit që na ka ardhur në redaksi, fshatarët e frikësuar prej
propagandës së bërë nga sekserët e fabrikave të sallamit dhe kasapëve, kanë
nisur të shesin lopët e sëmura me 10-15 mijë lekë të reja 1 lopë, ndërkohë që i
kanë blerë në treg me 100 mijë, 150 mijë e deri me 200 mijë lekë të reja 1
lopë! Skandali qëndron edhe në faktin, që një pjesë e këtyre lopëve, ato me
shëndet të mbarë dhe me peshë të madhe, kanë nisur të shiten si mish në treg

 

Çfarë
lëndësh të para “bluhen” në linjat, punishtet, stabilimentet dhe fabrikat
shqiptare të përpunim-prodhimit të produkteve ushqimore? Çfarë ushqimi të gatshëm
me ambalazh e etiketa “të bukura” shitet në treg? Çfarë hamë realisht? Prej punëtorëve
të fabrikave prodhuese të produkteve ushqimore, prej kontrollorëve të Autoritetit
Kombëtar të Ushqimit (AKU), prej kontrollorëve të Shëndetit Publik dhe prej
tregtarëve, deklarohet kështu në konfidencë: “Sikur ta dinë shqiptarët se çfarë hanë, nuk hanë kurrë…, na pyesni
ne që punojmë nëpër fabrika e që kontrollojmë dhe i shikojmë me sy se çfarë
prodhohet!” Edhe nëse AKU, Shëndeti Publik apo vetë prodhuesit dalin e
mohojnë këtë realitet që “Telegraf” e ka denoncuar vazhdimisht, nuk mund të
mohojnë faktin, që po denoncojmë sot. Fermerët e zonës së Lushnjës dhe të krejt
Myzeqesë, vetëm 3 ditë më parë dhanë alarmin për përhapjen masive të sëmundjes
së lopëve “Dermatoza Nodulare”. Sipas tyre, kjo sëmundje po u “vret” përditë
lopët, duke i lënë pa qumësht, të cilin e prodhojnë me shumë sakrifica e
shpenzime për në tregun “popullor”, për fabrikat e qumështit që e grumbullojnë dhe
si konsum e prodhime produktesh të tjera për familjet e tyre! Këtë alarm e kanë
dhënë publikisht në medie, fermerët e fshatit Rrapëz të Lushnjës, të cilët thonë
se vetëm në fshatin e tyre janë infektuar afro 460 krerë lopë nga sëmundja “Dermatoza
Nodulare”, sëmundje që sipas tyre krijon rreziqe edhe tek shëndeti i njeriut, për
shkak të mjekimit të lopëve me anti-biotik, por edhe për shkak të lopëve që nuk
po vaksinohen prej neglizhencës dhe korrupsionit me vaksinat, të shërbimit
veterinar. Sipas burimeve tona, thuhet, se të gjendur përballë këtij rreziku që
po u “vret” lopët, fshatarët kanë nisur të shesin lopët. Këtë situatë po e
shfrytëzojnë disa linja e fabrika sallami në zonë e deri në Tiranë, të cilat prej
më se 1 muaji kanë shpërndarë “gjuetarët” e tyre nëpër fshatrat e Myzeqesë,
konkretisht në Lushnjë ku ka plasur masivisht sëmundja “Dermatoza Nodulare”,
por edhe në Fier, Patos, Rrogozhinë, Ballsh, Kavajë e kudo, për të blerë lopët
e sëmura për sallam. Me një propagandë frikësuese, sekserët e fabrikave të
sallamit, po bëjnë “viktimë” fshatarët, duke u thënë se… “lopët e sëmura po
shiten në gjithë Shqipërinë dhe ka shumë kërkesa për t’i shitur me çmim shumë të
ulët për sallam”! Ky panik, ka “krijuar” tregun e lirë të lopëve që shiten e
blihen për sallam, por në shumë raste edhe për mish.
Lopët e sëmura, po mblidhen nga “kambistët” e fabrikave të
sallamit tamam si “letrat me vlerë”, duke u shitur vetëm me 10-15% të çmimit
real që ka një lopë në treg, më saktë të çmimit real që e ka blerë fshatari!
Sipas informacionit që na ka ardhur në redaksi, fshatarët e frikësuar prej propagandës
së bërë nga sekserët e fabrikave të sallamit dhe kasapëve, kanë nisur të shesin
lopët e sëmura me 10-15 mijë lekë të reja 1 lopë, ndërkohë që i kanë blerë në
treg me 100 mijë, 150 mijë e deri me 200 mijë lekë të reja 1 lopë! Skandali
qëndron edhe në faktin, që një pjesë e këtyre lopëve, ato me shëndet të mbarë
dhe me peshë të madhe, kanë nisur të shiten si mish në treg! Ministria e Bujqësisë
ka bërë thirrje, që fshatarët dhe fermerët të mos frikësohen prej sëmundjes “Dermatoza Nodulare”, përkundrazi të
zbatojnë udhëzimet e vaksinimit.. Mirëpo si në çdo moment të vështirë,
propaganda e kundërt bënë efekt më të madh dhe në rastin konkret, propaganda e
fabrikave të sallamit, të mishit dhe kasapët kanë arritur të krijojnë tregun e
tyre të leverdishëm me lopët e sëmura! Lopët e grumbulluara kanë nisur të bëhen
sallam e mish për treg dhe ato kanë “orgjinë malli” jo vetëm nga Lushnja e
Fieri, por edhe nga qarqe të tjera të vendit si Dibra, Kukësi, Elbasani, Korça,
Gjirokastra, Vlora, Lezha, Shkodra etj. Kush e lejon, kush nuk e kontrollon,
kush nuk e ndalon dhe kush nuk e ndëshkon këtë treg që me lopët e sëmura
prodhon mish, sallam, biftekë e bërxolla, qofte e mish të grirë, produkte këto që
blihen e konsumohen nga familjarë, nga fëmijë në kopshte e çerdhe, nga të moshuar
në azile, nga nëna shtatzëna e lehona në maternitete, nga të sëmurët në
spitale, nga fëmijët jetimë dhe të varfrit nëpër qendrat sociale, nga nxënësit
nëpër konvikte, nga qytetarët nëpër mensa e tezga rruge, nga dasmorë e
konsumatorë në “Fast Food-e”?! Nesër do të publikojmë një rast skandaloz, të një
lokali qebaptore me produkte e higjienë qelbësirë në Tiranë, që blen dhe shet sallame,
kos, qumësht, djathë, qofte, pije, bulmetra e gjithçka “vrasëse” me etiketa
false dhe pa etiketa, qebaptore “llum”, lokal, të cilin inspektorët “miq e
familjarë” të AKU-së, kontrolli higjenik dhe shërbimi dezinfektues i japin
fiktivisht “letra të rregullta për gjoja “siguri ushqimore e pastërti të shkallës
së lartë të mjediseve dhe ruajtjes, shërbimit e gatimit të produkteve
ushqimore”! Përse ndodh kjo? Gjithçka nis tek kontrolli fiktiv i AKU-së në fabrika
e linja prodhimi, në tregje në lokale shërbimi, por edhe kur inspektorë e shefa
ushqimi të AKU që japin urdhra me lista e me emra prodhuesish, restorantesh,
qebaptoresh “surrogate”, tregjesh e tregtarësh abuzues. Por edhe kur shkojnë në
këto mjedise qelbësira dhe me rrezik për jetën e  konsumatorit, lejojnë shitje të mishit të
lopëve të sëmura e të produkteve të tjera “vrasëse”, duke u vënë në mënyrë fiktive
“vulën e sigurisë”, në shkëmbim të ryshfetit në vlerë e në natyrë!

 

Ministria e Bujqësisë, projekt për të sjellë lopë
zvicerane në Shqipëri

 

Afro 1 muaj më parë, Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe
Administrimit të Ujërave, Prof.  Edmond Panariti, u takua në Bernë me Drejtorin
e Përgjithshëm të Zyrës Federale Zvicerane të Bujqësisë, Bernard Lehmann, ku
mori mbështetjen për zëvendësimin e blegtorisë së dëmtuar shqiptare nga
sëmundja LDS, si dhe mbështetje për rritjen e kapaciteteve laboratorike, në
disa fusha të bujqësisë në vendin tonë. Fillimi i një projekti të përbashkët
për zëvendësimin e blegtorisë së dëmtuar nga sëmundja e Dermatozës Nodulare, si
dhe përmirësimi i racës së gjedhit, ishte në qendër të bisedave me ministrit
Panariti dhe Drejtorit Lehmann. Pala zvicerane u angazhua të dërgojë një tufë
të përzgjedhur lopësh race në zonat e prekura nga sëmundja, me qëllim
zëvendësimin dhe përmirësimin e racave të gjedhit. Ndërsa një ekip ekspertësh
zviceranë të blegtorisë, do të mbështesin të gjithë procesin. Ministri Panariti,
i kërkoi drejtorit Lehmann edhe ndihmë në ngritjen e kapaciteteve laboratorike
për analizën e tokave, farave, fidanëve dhe plehrave kimike. Ndërkaq, Lehman,

 

Kukësi zona me prekur nga sëmundja e lopëve

 

Kukësi është qyteti më i rrezikuar në vend për t’u prekur nga kjo sëmundje.
Kjo pasi rastet e prekjes nga kjo sëmundje kanë qenë të shumta. Ndaj dhe veç
masave të marra për mos tregtimin e gjësë së gjallë është bllokuar gjithashtu
edhe dërgimi i bagëtive në thertore. Nga ana tjetër, për ndalimin e lëvizjes së
kafshëve të llojit gjedh, dhen dhe dhi nga fermat në drejtim të tregut,
thertoreve në të gjithë territorin e Bashkisë Kukës janë ngritur dhe vazhdojnë
të funksionojnë gjatë postblloqe policore. Edhe pse situata është e rëndë në të
gjitha vendet e rajonit, në Shqipëri ende nuk ka një rast të dokumentuar për
shfaqjen e sëmundjes së “Dermatozës Nodulare” të gjedhit, përveç një dyshimi që
ekziston në Kukës. në përgjigje të kësaj emergjence nisi  vaksinimi i gjedhit, fillimisht në zonat
kufitare, si më të prekura nga sëmundja për shkak të kontaktit ndërkufitar të
tufave të blegtorisë.