Sigal

Policia e Krujës ka ushtruar  kontrolle të befasishme në kuadër të zbatimit të planit të masave për evidentimin e ushtrimit dhe zhvillimit të kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Procedohen penalisht 4 shtetas, përfshirë pronarin e një subjekti,  ku iu gjetën dhe sekuestruan sende të ushtrimit të lojërave të fatit.

Janë proceduar penalisht për veprat penale” “Organizimi i llotarive të palejuara” dhe” Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” shtetasit  A.T, D.K, O.D, dhe E.Sh.(pronari i subjektit).

Kontrolle të tilla vijojnë çdo ditë nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës në të gjithë territorin e Qarkut.

Policia e Shtetit fton cilindo  të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ‘Komisariati Dixhital’, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme, duke ju garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm