Loja e prokurorisë/ Kallëzon Xhikën, Qurdukun, Aliten, por kursen zv. Drejtorin e PS Qendron

664
Dy ditë më parë, Ministri i Energjisë dhe Transporteve, Damian Gjiknuri bëri gati dosjen për kallëzimin e drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika si dhe dy ish-drejtues të tjerë, të gjithë të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Dosja e plotë ka të bëjë një auditim të brendshëm të kontratave të rrugës, Tiranë-Elbasan, ku thuhet se janë shkaktuar mbi 50 milionë dollarë dëme. Por, kjo lojë e pisët e Partisë Socialiste, që vjen pas zgjedhjes së kryeprokurores së re, Arta Marku, kërkon të manipulojë publikun, se zyrtarë të LSI-së janë të korruptuar. Kallëzimi në prokurori është vetëm një manovër politike, pasi në dosje nuk është përfshirë emri i ish Zv.Drejtorit për projektet në ARRSH, Afrim Qendro, i cili vjen nga radhët e socialistëve. Që kur erdhi në pushtet Partia Socialiste në vitin 2013, Afrim Qendro u emërua Zv.Drejtor i Përgjithshëm për projektet në ARRSH. Prandaj, për çdo shkelje dhe abuziem si ish-Drejtori i Përgjithshëm Dashamir Xhika, i cili është kallëzuar penalisht. Por të kallëzuar janë: Dashamir Xhika, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Tiranë. Aksel Qurduka, ish-Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan. Albens Alite, Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të Rrugës Tiranë-Elbasan, pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, Tiranë. Ndërsa Afrim Qendro, jo vetëm që i ka shpëtuar kallëzimit penal, por ai është ngritur në detyrë nga Ministri i Energjisë dhe Transporteve, duke u bërë drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Partia Socialiste po krijon një insinuatë se ish-aleatët kanë bërë korrupsion të frikshëm, ndërsa zyrtarët e saj janë të pastër. Dosja me kallëzime për ish-drejtorët e LSI i shkon në tryezë një kryeprokuroreje të Përgjithshme, të sapo zgjedhur në mënyrë të njëanshme nga Partia Socialiste./TPZ.AL.
Sigal