Llogara, euro e shiringa me adrenalinë në vendin ku humbi jetën turisti francez

613
Sigal

Turisti 67-vjeçar me inicialet A.T., ra në humnerë teksa ishte duke zbritur nga mali i quajtur “Maja e qorres” në drejtim të Llogarasë. Me sa duket, për të shijuar në maksimum aventurën, turisti dyshohet se ka injektuar adrenalinë.

Ngjarja ndodhi më 22 tetor, rreth orës 13:34, kur 9 turistë francezë në zbritje të malit “Maja e qorres” në drejtim të Llogarasë, njoftuan se njëri prej tyre është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime në trup.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë së Vlorës bashkë me shërbimet e repartit Delta Forcë në ndihmë të dëmtuarit, të cilët bënë të mundur gjetjen e tij të gjallë dhe nxjerrjen e trupit nga një terren i vështirë, pasi kishte rënë në një greminë të thellë, në afërsi të vendit të quajtur “Maja e Qorres”.

Për shkak të plagëve të rënda të marra në kokë, turisti francez ka ndërruar jetë gjatë rrugës që po transportohej me barrelë në një terren të thepisur nga forcat e policisë.

Në ndihmë të të dëmtuarit shkoi edhe një Helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë, i cili për shkak të terrenit të vështirë dhe mjegullës së dendur nuk arriti të ulej.