Llalla takim urgjent në Prokurorinë e Durrësit. Ja arsyeja

507
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i shoqëruar nga drejtuesi i Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj, po zhvillojnë një takim në Prokurorinë e Durrësit.

Takimi nuk është publik dhe mësohet se temë e diskutimit është çështja e trafikimit të lëndëve narkotike.

Pak ditë më parë, në bazë të një hetimi të Prokurorisë për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë e Antimafias së Leçes, u zbulua një grup që trafikonin lëndë narkotike nga Gjiri i Lalëzit në drejtim të Brindizit.
Sigal