Llalla shkarkon Hajdarin kryeprokuror Apeli vjen Peka

42

TIRANE – Kryeprokurori Adriatik Llalla shkarkon kreun e Prokurorisë së Apelit, Shkëlqim Hajdari, i cili disa ditë më parë u përfshi në një debat me Llallën gjatë një mbledhje me prokurorët e rretheve.

Në vendin e Hajdarit, kryeprokurori emëroi Dritan Pekën.

Sipas burimeve nga Prokuroria e Përgjithshme kjo lëvizje vjen në kuadrin e riorganizimit të strukturave në këtë institucion.