Llalla: Së shpejti rezultatet mbi hetimet për kandidatët me precedentë

551
TIRANE – Kryeprokurori Adriatik Llalla ka deklaruar sot se ka nisur hetimet për kandidatët e zgjedhjeve lokale dhe së shpejti do të dalin edhe rezultatet e hetimit.
Hetimet kanë nisur sipas Llallës pas denoncimeve që janë bërë për disa prej kandidatëve.
“Së shpejti do të kemi rezultate për hetimin e kandidatëve,” – tha kryeprokurori Adriatik Llalla. 
Këtë deklaratë kryeprokurori e ka bërë sot pas takimit të mbajtur në Gjykatën e Lartë. 
Denoncimet sipas kryeprokurorit janë bërë nga forcat politike kundërshtare por edhe nga media e cila ka qenë nën monitorimin e prokurorisë. 
Sigal