Llalla në analizën e Prokurorisë së Vlorës: Krimet në Vlorë e Fier, të lidhura me ngjarje kriminale

461
Kryeprokurori Adriatik Llala ka marrë pjesë në analizën vjetore të punës së Prokurorisë së Vlorës, nga ku ka folur për ngjarjet kriminale në këtë qytet por edhe në Fier. Llalla ka thënë se krimet në këto dy qytete lidhen me ngjarje të tjera, ndërsa evidentoi si problem mosgjetjen e autorëve.
“Krimet në Vlorë e Fier, të lidhura me ngjarje të tjera kriminale. Problem, pezullimi i hetimeve për mosgjetje të autorëve. Në Vlorë e Fier, numër i lartë i vendimeve të pafajësisë”, ka thënë Prokurori i Përgjithshëm. Gjithashtu ai ka kërkuar që të mos ketë zvarritje dhe të mos vonohet gjykimi për rastet e dokumentuara.
Sigal