Llalla ‘ashpërson’ gjuhën: Asgjësimi i kanabisit do bëhet në prani të prokurorit, penalizime për shkelësit

491
Kryeprokurori Adriatik Llala duke marrë shkas nga rastet e shumta të sekuestrimit të lëndëve narkotike në vendin tonë, deklaroi se tashmë procedura e asgjësimit do të bëhet në prani të një prokurori.
Ai paralajmëroi se do të ashpërsohet gjuha për të gjithë rastet kur evidentohen shkelje të detyrës. Në një takim të përbashket me ministrin e Drejtësisë, Petrit Vasili, Llalla pohoi se ka pasur raste të tilla abuzuese, që kanë marrë ndëshkime.

“Në mënyrë të vazhdueshme është bërë publike se çdo ditë asgjësohen dhe sekuestrohen lëndë narkotike. Është detyrim ligjor i gjithsecilit prej nesh që të shoh këto raste dhe verifikojë dhe për t’i vendosur para përgjegjësisë ligjore shkelësit. Lënda narkotike do të asgjësohet në prani të prokurorit. Ju kërkoj se në të gjitha rastet kur ka dyshime që prova materiale asgjësohet në mënyrë të paligjshme do të nisin verifikimet dhe hetimet. Nëse kjo lëndë narkotike nuk asgjësohet siç duhet, shkelësit para përgjegjësisë. Kjo është e re që vjen në vendin tonë. Prokurorë të caktuar në shkelje të normave procedura kanë filluar të shpërdorojnë detyrën e tyre. Kemi pasur një rast kur një prokuror në mënyrë të kundraligjshme kërkon pushimin e akuzave në Gjykatën e Lartë. Prokuroria e Përgjithshme do të ndjekë me vëmendje të gjitha rastet”, theksoi ai.

Ndërkaq Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili vlerësoi bashkëpunimin me Prokurorinë si efikas dhe të shpejtë.

“Pa asnjë hezitim mund të përcaktoja si një bashkëpunim efektiv, i shpejtë dhe efikas. E theksoj i shpejtë edhe efikas sepse shpejtësia gjëra më e rëndësishme në komunikimin tonë sepse zvarritja e procesit ka qenë në favor të kundërshtarëve tanë.

Unë kam gjetur një bashkëpunim shumë të mirë nga Prokuroria por dhe prokurorë të gjithë niveleve. Në rekomandimet prioritare që i kemi paraqitur qeverisë dhe që i ka miratuar.

Besoj që jemi në një situatë të re, që lidhet edhe me ndryshimet kushtetuese. Një nga elemente thelbësorë është forcimi i punës dhe rolit të prokurorisë si një organ i decentralizuar dhe me ndryshimet e reja i krijohen të gjitha hapësirat për të pasur një pavarësi të brendshme por në fund me një prokurori që gjithmonë e më shumë ka hapësira të pavarësisë do të thotë pavarësi nga politika”, tha Vasili.
Sigal