Listë notash e falsifikuar, procedim penal ndaj zyrtarit të burgut të Drenovës

495
Sigal

Ka nisur
procedimi penal ndaj shefit të Burimeve Njerëzore pranë Burgut të Drenovës, pas
publikimit të rastit në emisionin investigativ në Top Channel, “Fiks Fare”. Specialistët
e Seksionit kundër Korrupsionit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë,
filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj 34-vjeçarit Orgest Lifo,
banues në Ersekë. Procedimi ndaj tij filloi pas pamjeve filmike të publikuara
në datë 12.10.2016, në emisionin “Fiks Fare”, ku dyshohet se ky shtetas ka
përdorur një dokument të falsifikuar për t’u punësuar në IEVP-Drenovë. “Fiks
Fare” publikoi, se një zyrtar i lartë i burgut të Drenovës figuron me listë
notash të falsifikuar. “Fiks Fare” ka verifikuar në regjistrat e gjimnazit
“Petro Nini Luarasi” në Ersekë, ku ka gjetur se emri i zyrtarit të burgut
figuron me dy numra amze dhe dy lista notash.