Lista Serbe e konfirmon: Nuk kthehemi më në Qeverinë e Kosovës

301
Lista Serbe nuk do të kthehet në Qeverinë e Kosovës. Kështu ka deklaruar Lista Serbe përmes një komunikate për media. “Nuk ka pasur bisedime lidhur me ripërtëritjen e aktiviteteve” të këtij subjekti politik dhe “nuk ka ndryshuar asgjë që nga momenti kur e ka braktisur koalicionin qeverisës”, thuhet në reagim.
“Jemi të vetëdijshëm që vendimi ynë do të ketë për pasojë homogjenizimin e mëtejmë të aktorëve politikë shqiptarë dhe për marrëveshjen për çështjet e rëndësishme për ta. Kjo është ka mundur të shihet edhe periudhën e kaluar, bazuar në mënyrën se si e ashtuquajtura opozitë është sjellë në raport me propozimet e Qeverisë në Kuvend”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe, shkruan rel.
Për gjendjen e krijuar, Lista Serbe fajëson spektrin politik shqiptar të Kosovës dhe siç është thënë, “ata të cilët dërguan mbi ne përdhunuesit e maskuar me tyta të gjata”.