Lista e plotë, shpallen emrat e mësuesve kandidatë që do t’i nënshtrohen provimit

685
Që prej 6 marsit do të fillojë testimi për mësuesit kandidatë, që dëshirojnë të fillojnë punë në një nga institucionet e arsimit parauniversitar në vend. Ministria e Arsimit, Sportit e Rinisë ka publikuar në faqen e saj zyrtare kalendarin “Mësues për Shqipërinë” mars-prill 2018, në të cilin janë shpallur të gjitha datat e oraret e provimeve sipas profileve përkatëse. “Gazeta Shqiptare” publikon sot listën e plotë me emrat e 829 kandidatëve që do të zhvillojnë testimin në profilin Gjuhë Shqipe dhe Letërsi prej ditës së nesërme deri në 13 mars të këtij viti.
“Testimi i informatizuar do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Tiranë. Kandidati duhet të paraqitet në QSHA 30 minuta para fillimit të testimit të informatizuar”, – theksohet në njoftimin e MASR. Kjo e fundit shton se në ditën e testimit kandidati duhet të jetë i pajisur me letërnjoftim (kartë ID) ose pasaportë, kopje të kartë ID ose pasaportë si dhe duhet të ketë formularin e pranimit nga ana e DAR/ZA për fazën e dytë të konkurrimit. Të gjithë ata kandidatë, të cilëve u mungojnë këto dokumente nuk mund të marrin pjesë në testimin e informatizuar.
Sigal