Lista e karburanteve të gjobitura në të gjithë vendin për shkak të cilësisë së keqe të naftës dhe …

104
Inspektorati Shtetëror Teknik ka gjobitur 11 karburante në të gjithë vendin.
Gjobat janë vënë për mungesë dokumentacioni, apo për mosplotësimin e kritereve që kanë të bëjnë me cilësinë e tregimit të naftës dhe benzinës. Gjobat variojnë nga 50 deri në 150 mijë lekë të reja.
“Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial publikon rezultatet e inspektimeve të ushtruara në subjektet e tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse, pajisjeve nën presion dhe instalimeve elektrike për muajin Qershor 2017.
Fokusi i kontrolleve të kryera ishte zbatimi i dispozitave të ligjit nr.8450 datë 24.02.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, ligji nr.32/2016 datë 24.03.2016 “Për garantimin e sigurisë së punës së pajisjeve/instalimeve nën presion” si dhe VKM nr.212, datë 16.3.2016 “Për përcaktimin e kushteve dhe të rregullave teknike për përpunimin e bombolave të mbushura me gaz të lëngshëm të naftës (GLN)” dhe ligji nr. 8734, datë 01.02.2001 “Për garantimin e sigurisë se punës te pajisjeve dhe instalimeve elektrike”, i ndryshuar.
Nga inspektimet e bëra nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial për periudhën Qershor 2017 janë gjobitur 11 subjekte. Më poshtë gjeni listën e subjekteve si dhe informacionin përkatës për secilin subjekt”, – thuhet në një njoftim të Inspektoratit Shtetëror Teknik.

ImageImage