Sigal

Albert Veliu, i njohur ndryshe si “Babalja” është liruar sot nga burgu. Gjykata e Prishtinës ka vendosur ta lirojë Veliun, pasi ishte arrestuar një ditë më parë në një kamp azili në Kosovë.

“Babalja” ndodhej në Prishtinë pasi kishte bërë një kërkesë për azil, prej ngjarjes së përgjimit të pretenduar ndaj Agron Xhafës. Ndërkohë ndaj Albert Veliut rëndojnë akuzat për veprat penale “Kallëzimi i rremë”, kryer në bashkëpunim dhe “Kalimi i Paligjshëm i Kufirit”.

Gjykata e Prishtinës e ka liruar Veliun me arsyetimin se arrestimi i tij nuk ka bazë ligjore, teksa ka rrefuzuar dhe kërkesën e palës shqiptare për ekstradimin e tij.