Lirohen dy pedagogët e universitetit “Luigj Gurakuqi” që mernin ryshfet për provimet

470
Sigal

Gjykata e Shkodrës ka lënë sot të lirë dy pedagogët e universitetit “Luigj Gurakuqi” , të cilët akuzohen se merrnin ryshfet në këmbim të notës kaluese. Togat e zeza vendosën masën ‘arrest shtëpie’ për Simon Lufin dhe Rokin Daberdakun.

Ndërkohë, gjykata ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për 2 sekserët, ndërsa për 4 studentët ‘detyrim paraqitje’.

Një hetim i prokurorisë zbuloi se disa shefa departamentesh dhe studentë të Fakultetit Filologjik në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, nëpërmjet disa personave që kryenin rolin e sekserëve kanë krijuar një skemë korrupsioni në dhënien e provimeve në vlera monetare që varionin nga 200-700 euro për provim. Me ndihmën e sekserëve, përkatësisht Vehbi Bala dhe Ndoc Deda, dy pedagogët e arrestuar ndihmonin studentë të ndryshëm, në këmbim të parave, që të merrnin provimet, kryesisht në degën e Historisë.

Bëhej fjalë për nota kaluese në provime të ndryshme ose vlerësime të larta, të cilat më pas do të shërbenin për regjistrimin në Master. 9 personat e përfshirë në këtë skemë mes tyre pedagogë dhe studentë u ndaluan, ndërsa 4 të tjerë u shpallën në kërkim. Ndërsa sipas burimeve për ‘News24’ priten të tjera arrestime.