Liqeni i Butrintit, kjo pasuri kombëtare që duhet ruajtur

4392
Ta vizitosh atë sot, është njësoj si të vizitoje Ephesus-in 100 vjet më parë, pa vende parkimi për makinat, pa tenda me suvenire për vizitorët, pa zhurma përveçse zërit të zogjve dhe këngës së përhershme të bulkthit.
Liqeni i Butrintit është një lagunë me kripë në jug të Shqipërisë, e cila shtrihet përgjatë bregut të detit Jon. Liqeni ndodhet në juglindje të Sarandës dhe në afërsi të Parkut Kombëtar të Butrintit në rrethin e Sarandës. Liqeni ka një sipërfaqe prej rreth 16,3 kilometra katrore, thellësia mesatare arrin rreth 14 metra, kurse thellësia maksimale arrin deri në 21 metra. Liqeni është 7,1 kilometra i gjatë dhe deri në 3,3 kilometra i gjerë. Sasia e përmbajtjes së kripës të ujit në varësi të kohës kur krijohet batica ose zbatica. Laguna në fundin jugor të saj është i lidhur me detin Jon me anë të kanalit Vivar, që ka një gjatësi prej rreth 2,5 kilometrash. Liqeni dhe rrethinat e tij u formuan në formën e një kuaternari. Para rreth 3000 vitesh zona ishte një gji detar. Pellgu në jug të kanalit të sotëm para shumë kohësh përmbytej nga ujërat e detit Jon, si dhe nga prurjet e vazhdueshme të lumenjve Bistrica dhe Pavlla. Diku nga viti 100 zona fushore ishte zgjeruar aq shumë, sa që romakët filluan t’i përqendronin trupat e tyre aty pranë. Në veri të kanalit liqeni ndahet me detin nga një kodër me lartësi prej 240 metrash, e cila depërton për së gjati në brendësi të tij. Në bregun lindor liqeni arrin deri në rrëzë të malit Mile, i cili ka një lartësi prej 695 metrash. Laguna deri ne vitin 1958 furnizohej me ujërat e lumit Bistrica, por rrjedha e lumit pak para fundit verior është devijuar artificialisht për në det, pas ndërtimit të kanalit Çuka. Në fundin e liqenit kanë precipituar shtresa të pajeta e pa oksigjen të hipolimnionit, të cilat janë krijuar nga temperaturat, ndërsa shtresa e sipërme e liqenit deri në një thellësi prej rreth tetë metrash është e pasur me oksigjen. Butrinti është qendra arkeologjike më e rëndësishme e Shqipërisë dhe ndër më të njohurat e gadishullit të Ballkanit. Qysh prej vitit 1968 në liqenin e Butrintit kultivohet rritja artificiale e midhjeve të zeza të detit (Mytilus galloprovincialis), sasia e grumbullimit të të cilave shkon nga 2000 deri në 7000 kilogram në vit. Me grumbullimin e midhjeve në periudha të caktuara arrijnë të punësohen deri në 250 persona njëherësh.
Flora dhe fauna
Veçanërisht në fundin verior dhe atë jugor liqeni është i rrethuar nga zona shumë të lagështa, që përkohësisht mund të ndodhen edhe të tëra nën ujë. Brigjet janë zona me kallamishte, të cilat bëjnë dhe pastrimin e ujit që rrjedh për në liqen. Këto zona janë dhe vendi ku jetojnë disa lloje shpendësh, prej të cilave nga më tipiket janë pulat e pellgjeve “Gallinula”, disa zogj këngëtarë si gardelinat dhe kanarinat “Acrocephalus arundinaceus”, si dhe zogu i rrezikuar “Ixobrychus minutus”. Ndryshe nga fundi jugor i liqenit që ka ujëra të kripura që depërtojnë nga deti, zonat me lagështi të fundit verior përmbajnë ujë të ëmbël.Në juglindje të liqenit të Butrintit gjendet dhe një liqen më i vogël me emrin liqeni i Bufit, forma e të cilit i përngjan një trekëndëshi të tej zgjatur. Liqeni i Bufit, i quajtur ndryshe edhe liqeni i Rrëzës, ka një gjatësi prej gati dy kilometra dhe një thellësi mesatare prej gati një metër. Tokat bujqësore në bregun e tij lindor kalojnë gradualisht në një zonë kodrinore që shtrihet në rrëzë të malit Mile. Deri në vitet 60-të liqeni kishte ujë të ndenjur. Liqeni i Bufit dikur ishte në fundin e pjesës jug perëndimore i lidhur me liqenin e Butrintit, kurse sot lidhja e tij bëhet me të nëpërmjet një kanali që gjendet në veri të tij. Qysh prej asaj kohe uji ka në përmbajtjen e tij sasi të konsiderueshme të kripës. Zona midis dy liqeneve janë të lagështa, që përkohësisht mund të ndodhen të mbuluara nga uji. Në tokat moçalore midis dy liqeneve ngrihet kodra Kalivo me lartësi 81 metra. Karakteristike për këtë kodër është se ajo në epokën e bronzit ka qenë e banueshme, kurse në shekullin e 6-të para Krishtit ishte e rrethuar me një mur mbrojtës, që arrinte deri në 1300 metra gjatësi. Fundi jugor i kësaj zone është pjesë e Parkut Kombëtar Butrinti. Në zonat përreth liqenit të Butrintit jetojnë 14 lloje kafshësh që janë vlerësuar si të rrezikuara nga shfarrosja. Në asnjë zonë tjetër të Shqipërisë nuk janë gjetur kaq shumë lloje kafshësh. Numri i zogjve arrin në 246, janë numëruar rreth 25 lloje reptilësh e 10 lloje amfibësh. Krahas tyre është vërtetuar që jetojnë dhe rreth 105 lloje peshqish dhe 39 lloje gjitarësh. Bretkosa epirjote (rana epeirotica), breshka (testudo marginata), boa e rërës (eryx jaculus) dhe zhapiku (podarcis taurica jonica) janë disa nga kafshët tipike që jetojnë në mënyrë të vazhdueshme në zonat përreth liqenit të Butrintit. Edhe për shpendët shtegtarë, sie disa lloje zogjsh, rosat “Aythya ferina”, “Podiceps cristatus” dhe “Tachybaptus ruficollis”, apo pula “Gallinula chloropus” etj. liqeni ofron kushte të favorshme për t’u ushqyer dhe shumuar. Edhe Breshka e detit “Caretta “, qenie e rrallë e rrezikuar nga shfarrosja, është parë nga peshkatarët të notojë në ujërat e liqenit të Butrintit. Foka mesdhetare (Monachus) në dokumente të ndryshme figuron si banore e liqenit të Butrintit, por kësaj hipoteze sot mund t’i vihet me të drejtë një pikëpyetje, pasi gjurmët e fundit të ekzistencës së saj, sipas shkencëtarëve shqiptarë, datojnë me vitin 1999. Atëherë ajo u vërejt dhe u vërtetua se jetonte pranë Gadishullit të Karaburunit.
Butrinti, ekspozitë e hapur e vlerave historiko-kulturore
Qyteti i Butrintit është i madh dhe kompleks, me rrënoja nga periudha të ndryshme. Për ata që nuk janë arkeologë apo studentë specialistë, mënyra më e lehtë në vizitën e tyre të parë është të vërtiten brenda perimetrit. Të shëtisin përreth mureve dhe të shohin me sytë e tyre se si u zhvillua qyteti dhe kështjella si një ishull i fortifikuar dhe pastaj të procedojnë drejt qendrës për të parë finesën e ndërtimeve antike. Në zonë mund të hyhet nëpërmjet një porte, ku aplikohet një tarifë shumë e vogël. Duke marrë në të djathtë dhe duke ndjekur rrugicat e ngushta mbërrin në rrënojat që i përkasin banjës romane dhe një kulle Veneciane dhe pastaj një seksion tjetër muresh që datojnë në shekullin e IV, viti i Krishtit. Pas pothuaj 400 metrave të tjerë, të shfaqen rrënojat e një qendre të krishterë kulti dhe pastaj një pishinë në formën e kryqit që mund të ketë qenë pjesë e kishës mesjetare. Në të djathtë të hyrjes sheh një pamje shumë të këndshme të zgjerimit të kanalit që më pas të çon tek liqeni. Më pas vazhdon një seksion tjetër, tepër i gjatë i mureve të jashtëm, edhe këto i përkasin antikitetit të mëvonshëm, ndërsa një shëtitje në pyllin e dendur në veri të ishullit është me të vërtetë tepër e këndshme. Në të majtë, ndërsa afrohet fundi i kësaj rrugice, shihen muret e një bazilike mesjetare afër pikës ku bashkohen muret lidhëse të fortifikime të jashtme.
Gjuetia
Zona e liqenit ka një varietet të pasur zogjsh. Kjo zonë ishte e famshme për gjueti, sidomos për atë të shapkave, dhe në këtë kontekst Butrinti është përmendur në kujtimet e sportistëve britanikë të shekullit të XIX-të. Gjuetarët nga Korfuzi niseshin për udhëtime ditore dhe për gjueti në Butrint. Kjo rrugë çon në pjesën jugperëndimore, rreth kufijve të ishullit drejt kullës. Pas disa minutash shëtitje, do të gjeni një portë dhe një vend të shenjtë antik, e cila më pas u përdor si varrezë krishtere. Poshtë ishin disa banja me ujëra termalë, që quheshin ndryshe, banja e Ninfave. Në mure është shkruar një legjendë greke që bënte fjalë për rëndësinë e mirëqenies. Aty lexohet: “Junia Rufina, miqtë e ninfave”. Ajo mori formën finale në shekullin I-rë para Krishtit, kur ishte mbuluar me çati sferike dhe ishte zbukuruar me piktura, në një prej të cilave paraqen dy pallonj dhe një papagall. Hyrja tjetër aty afër ka një qemer të gurtë të harkuar ku tregohet një luan duke shqyer një ka. Madhësia dhe fuqia e ndërtimeve ilire në nivelet e ulëta krahasohet me përshtypjen që të krijohet në anë të tjera të Greqisë si Tiryns dhe Mycenae.
Akropoli, shekulli i IV
Midis pemëve dhe shkurreve gjendet baza e akropolit, me muret e vjetra fortifikuese, të cilat datojnë në shekullin VI para Krishtit. Ky fund i akropolit është i hapur, me një kishë të krishterë në qendër e rrethuar me pemë. Kjo është ndërtesa më e vjetër e krishterë në Butrint. Në dizajn ajo shfaqet e ngjashme me kisha të tjera të ngritura në Shqipëri të gjetur në Elbasan, Foenik dhe Bylis, me çati të harkuar dhe dysheme mozaik. Ajo daton në gjysmën e parë të shekullit të IV. Në Mesjetë ajo u rindërtua, me përjashtim të kupolës së vogël në pjesën jugore. Fundi më i largët i akropolit, kur venecianët dhe turqit vendosën topat në pozicionet e mureve, shtrihet jashtë mureve, në kopshtet përreth fortesës qendrore. Sapo kalon akropolin dhe ngjitesh në kompleksin qendror të ndërtesës mund t’i gëzohesh parkut qendror.
Trashëgimia arkeologjike
Nga rrugicat, duke ecur nga kahu perëndimor, gjenden rrënojat e një shtëpie të madhe romake që daton në shekullin e 2-të viti i Krishtit. Qendra e tij ishte e hapur e shtruar me gurë, me 12 shtylla të gurta që ngriheshin mbi një bazament. Aty pranë ndodhet edhe një teatër roman, i cili ngrihet në pjesën shkëmbore të akropolit. 22 rreshtat me ndenjëse kanë akomoduar 2000 njerëz. Shkallët e larta detyruan ndërtuesit të mbështetnin anët e ndenjëseve me mure transverse, edhe këto të mbështetura me mure të ndërmjetme, duke i dhënë teatrit një formë kuadratike të pazakontë për atë periudhë. Hyrja në ndërtesë bëhej nga një korridor në secilën anë. Në fillim të shekullit të 2-të u rindërtuan podiumi i orkestrës dhe i skenës. Një numër statujash u gjend në Butrint gjatë gërmimeve. 
Disa nga statujat janë dy portrete kafshësh, një kokë e Agripës, gjeneralit të Augusto-s, dhe më e rëndësishme nga të gjitha është statuja klasike e quajtur Perënditë e Butrinit, e cila sot ekspozohet në Muzeun Historik Kombëtar. Mbi teatër ishte një tempull i shekullit të 2-të i cili ishte i ndërtuar në mënyrë simultane me teatrin dhe është integruar në themelet e tij. Brenda në themele qëndronte një altar dhe dyshemeja ishte e mbuluar me mozaik bardh e zi me forma gjeometrike. Në anën e kundërt me kanalin, në kepin përmbi det, gjendet fortesa e vogël e ngritur nga Ali Pasha në vitin 1807, për të mbrojtur anijet nga flota franceze. Në kohët romake mendohet të ketë qenë një urë e vogël që lidhte këtë kep me pjesën tjetër të tokës. 
Plazhet e virgjëra janë fare afër
Kështu, pas një udhëtimi të gjatë nëpër gojëdhëna e legjenda, në përfytyrime të paraardhësve që jetonin, argëtoheshin dhe preheshin në këto bukuri, ndokush mund të kërkojë pak shplodhje midis pemëve aty afër, ose në rërën e nxehtë pak metra më tutje. Hotele dhe lokale të ndryshme, ngritur vitet e fundit, ofrojnë mundësi të shumta për pushime dhe i bëjnë ditët në këtë vend ende të pa eksploruar, të këndshme dhe të paharruara. Kuzhina italiane ndërthuret me atë tradicionale shqiptare, duke ofruar më të mirën e detit dhe kësaj toke të bekuar.
AXHENTA ORARE
E FESTËS SË MIDHJES DHE ÇELJES SË SEZONIT TURISTIK 2015
DITA E PARË 8 MAJ¬
Ora 9:00 Takim me ambasadorin Suedez.
Ora 18. 30-19.00 : Bëhet grumbullimi i autoriteteve vendore e qendrore dhe i miqve të ftuar tek ky segment i shëtitores. Vendi:Tek Porta simbolike e Panairit të Midhjes Ora 19.00: Tek Porta simbolike e Panairit të Midhjes pritet shiriti i Panairit të Midhjes dhe Vajit të Ullirit, nga Kryetari i Bashkisë dhe autoritetet e tjera.Vendi:Tek Porta simbolike e Panairit të Midhjes
Ora 19.05-1915: Jepen prononcime për mediat e pranishme: lokale, rajonale, kombëtare e ndërkombë-tare. Vendi:Tek Porta simbolike e Panairit të Midhjes
Ora 19.15-19.45: Vizita në pavionet e Panairit të Midhjes dhe Vajit të Ullirit dhe bëhet degustimi nga autoritete e nga publiku i produkteve të kulinarisë. Vendi:Përgjate panairit
Ora 20.00: Koncert i Qendrës Kulturore Sarandë në skenën e ngritur në Plazhin “Rinia”
Ora 20.10: Përshëndesin Kryetari i Bashkisë, zv/ambasadori amerikan dhe drejtori I USAID ku jepen cmimet per edicionin e 11 kombetar te vajit te ullirit
Ora 21.00: 24.00: Festime të lira, duke vazhduar me marrjen e shijes së Festës së Midhjes
DITA E DYTË 9 MAJ¬
PARADITE 
1. Ora 09:45: Vizita e Drejtorit të USAID në bashki per inagurimin e WEB PAGE dhe sistemit të taksave financuar nga USAID
2. Ora 10.30: Prezanton moderatorja pjesëmarrjen dhe programin. Zenë vend autoritetet dhe personalitetet në podiumin e ngritur tek sheshi i “Limanit”.
-Pershendet Kryetari i Bashkise , drejtori USAID dhe zv/ ambasadori Amerikan ben prezantimin e platformes për nxitjen e turizmit. Pershendet edhe zv ministrja e Zhvillimit Urban, Brunilda Paskali
3. Ora 10.45: Pritet supertorta “Verë 2015” dhe hapet shampanja e festës
4. Ora 10.50: Nis Parada e kuadrateve.
5. Ora 11.15: Përurohet ekspozita e Kolonise së Pikëtorëve në Galerinë e Artit.
7. Ora 12.00-14.00: Organizimi i lojërave të sporteve te ujit: Beach voley, Gara me kanoe dhe biçikleta uji, Aerobi artistike, Demonstrim me jet ski etj.
8. Ora 13:00: Takim me ambasadorin Izraelit.
PASDITE 
1. Ora 20.00: Nis koncerti i madh festiv me pjesëmarrjen e disa prej këngëtarëve te mirenjohur shqipëtarë dhe te huaj, si dhe performanca e cirkut të Tiranes.
2. Ora 22.00: Koktejl te lokal “Agimi”, ku do te behet ndarja e stimujve të Bashkisë (Çertifikate dhe simboli i midhjes ne bronz) për pjesëmarrës dhe kontributorë në Festën e Midhjes e në zhvillimin e Turizmit të Sarandës, si dhe do te jepen Çertifikatat per piktoret e Kolonise se Piktoreve.
KABINETI I KRYETARIT
Sigal