Linjat e urbanëve në kryeqytet, ja stacionet që shtohen

1418
Bashkia e Tiranës ndryshon një pjesë të linjave të transportit publik në Tiranë. Janë shtuar stacione të reja, gjithashtu ndryshojnë edhe stacionet për disa nga linjat që përdoren më shumë nga qytetarët, siç janë “Unaza”, “Tirana e re” dhe “Kombinat-Kinostudio”. Në vendim thuhet se shtohet linja “Selitë-Kristal-Qendër-St.Trenit-Allias”, linja tjetër do jetë “Sauk-Kopshti Zoologjik- Ish St.Trenit” ajo e “Kasharit” do operojë në zonë unazore, rreth zonës së Kasharit.
Bashkohet linja “ish-Kombinati i Autotraktorëve-Institut 
Linja “Laprakë” do të funksionojë në formë unazore deri në Ish-Kombinatit 
Linja e re “Ish st. i Trenit- Sauk-Senatorium”,
do zgjerohet Linja “Qyteti Studenti-Jordan Misja” do t’i shtohen stacionet 
Linja “Procelan” do të ketë një shtrirje deri në Linzë
Linjës “Uzina Dinamo-Sharrë” do t’i ndryshojnë stacionet 
Linjës “Kombinat-Kinostudio” do t’i ndryshojë numri i stacioneve
Bashkia e Tiranës propozon ndryshimin e linjave të urbanëve. Vendimi pritet të miratohet në mbledhjen e sotme të Këshillit dhe këto ndryshime vijnë për shkak të rritjes së numrit të banorëve në Tiranë.
Sigal