Lindita Nikolla: Maturantët shqiptarë konkurrojnë në universitet si evropianët

456
Sigal

 

Ministrja e
Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla takim me rektorin e Universitetit të
Tiranës, Mynyr Koni

 

Lindita
Nikolla:  Maturantët shqiptarë konkurron
në universitet si evropianët

 

Ministrja e
Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla ka zhvilluar një takim me rektorin e Universitetit
të Tiranës, Mynyr Koni pas shqyrtimit të ankesave të maturantëve për
përzgjedhjen e degëve dhe pikëve që ata kanë grumbulluar.

Në përfundim të
këtij takimi, ministrja Nikolla theksoi se ky sistem, i cili aplikohet për herë
të parë nga Ministria e Arsimit, është një sistem transparent dhe funksional.

“Kemi vënë në
funksion një sistem të ri, i cili e bënë shumë më të lehtë zgjedhjen dhe jetën
e çdo maturanti. Ka ndryshuar fakti që nuk është më Qeveria, nuk është më
Agjencia Kombëtare e Provimeve që bënë përzgjedhjen e maturantëve për të vijuar
studimet në universitet. Pra, maturanti nuk e ka më marrëdhënien me
kompjuterin, por ka një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me universitetin, ashtu
siç ndodh në çdo vend të Europës apo vendet e zhvilluara”, tha ministrja
Nikolla.

Gjatë fjalës së
saj, Ministrja e Arsimit i bënë thirrje maturantëve për ankimim pranë
universiteteve për cilindo që mendon se i është shkelur e drejta. Në datën 11
shtator, janë universitetet të cilat do të shpallin listën e të gjithë aplikantëve,
duke përfshirë edhe shqyrtimin e ankimimeve që kanë ardhur. Më pas do të kemi
listat përfundimtare.

‘Ne sot nuk jemi
në listën e fituesve por në fotografinë e parë, që ka listuar të gjithë
maturantët që kanë aplikuar për në universitete, në 10 degët e aplikuar. Pra
kjo nuk është lista e fituesve por fotografia e parë, e cila deri dje ishte e
fshehtë, sot është publike.’u shpreh Nikolla.

Ministrja
theksoi edhe njëherë se ky proces garanton meritë, transparencë, përgjegjshmëri
duke sjell një cilësi të re të diplomave.