Lindita Nikolla gjatë inspektimit të nismës “Bëjmë detyrat e shtëpisë” në “Shkollën e kuqe”

1028
Sigal

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka
inspektuar zbatimin e nismës “Bëjmë detyrat e shtëpisë” në Shkollën e Kuqe në
Tiranë. Nga informacioni i marr nga fëmijët, prindërit por edhe mësuesit,
rezultate janë të kënaqshme ndërsa pritshmëritë e shkollës janë të larta pasi
ka kërkesa në rritje të prindërve  për të
regjistruar fëmijët për të ndjekur këtë program mësimi por edhe argëtimi
njëkohësisht. Ministrja Nikolla pas inspektimit në klasa të nismës që vetëm pak
javë ka që ka nisur, deklaroi se do të monitorohet ky projekt pilot hapa pas
hapi për të parë edhe progresin që do të kenë fëmijët në mësim-nxënie dhe në
rezultatet që do të arrijnë.

“Ne po
vëzhgojmë me vëmendje jo vetëm nevojat që kanë mësuesit dhe shkollat që ky
projekt të zbatohet në mënyrë që të kënaq të gjitha pritshmëritë tona, por më e
rëndësishmja, duke verifikuar hap pas hapi situatën sesa ky projekt ndikon në
arritjet e nxënësve. Është i mirëpritur nga prindërit, dhe ne besoj shumë
shpejtë do kemi raportime se si ka evoluar cilësia e nxënies në të gjitha
shkollat që janë përfshirë në projektin “Të bëjmë  detyrat e shtëpisë”.- deklaroi Nikolla

Krahas këtij projekti, nisma 3 lëndë në 6 orë,
sipas ministres së arsimit,  i ka dhënë
një tjetër lehtësi shkollës dhe fëmijëve në mbinagrkesën mësimore, për të pasur
më të lehtë përthithjen e njohurive, aty në klasë dhe së bashku me mësuesit,
duke lehtësuar maksimalisht prindërit dhe lënë kohën e nevojshme për ta për t’u
argëtuar me fëmijët në orët e pasdite dhe nxitur kreativitetin tek ta.

 



Fjala e ministres së bashku me pyetjet e
gazetarëve

 

Ministrja
Nikolla

Unë do doja të falenderoja të gjithë mësuesit
e Tiranës që janë përfshirë në projektin “Të bëjmë  detyrat e shtëpisë”, janë përgjigjur në
lartësinë e detyrës, në të gjithë atë që në fakt ka qenë projekti dhe vizioni
ynë për të mundësuar një histori të re, në kuptimin e lehtësimit të barrës
familjeve shqiptare, por edhe në kushtet e barazisë plot në arsim jo vetëm
gjatë orarit mësimor, por dhe në atë që shkolla ka detyrë në fakt në
përgatitjen e detyrave për të nesërmen ditë mësimore. Besoj që edhe shkolla e
kuqe ashtu sikurse unë kam inspektuar edhe një shkollë tjetër në Lezhë dhe
shkolla të tjera në bashki të tjera të vendit, do të jenë promotore dhe modele
të para për të mundësuar një histori të re në të gjitha shkollat e Shqipërisë.
Ne po vëzhgojmë me vëmendje jo vetëm nevojat që kanë mësuesit dhe shkollat që
ky projekt të zbatohet në mënyrë për të kënaqur të gjitha pritshmëritë tona, që
është shumë e rëndësishme duke verifikuar hap pas hapi situatën sesa ky projekt
ndikon në arritjet e nxënësve. Është i mirëpritur nga prindërit dhe ne besoj
shumë shpejtë do kemi raportime se si ka evoluar cilësia e nxënies në të gjitha
shkollat që janë përfshirë në projektin “Të bëjmë  detyrat e shtëpisë”. Jam e lumtur po ashtu
t’iu them që edhe nisma “3 lëndë në 6 orë” i ka shërbyer një procesi lehtësimi
të barrës dhe mbi ngarkesës në shkollat tona, ashtu sikurse është një nismë e
shumë mirëpritur nga prindërit, nxënësit dhe nga mësuesit, por pa dyshim është
komplementare me projektin “Të bëjmë detyrat e shtëpisë” se tashmë fëmijët kanë
më pak ngarkesë për t’u përgatitur, kanë maksimalisht tre lëndë për ditën
tjetër dhe sigurisht më shumë kohë të lirë për t’u marr edhe me aktivitete të
tjera me prindërit. Dua të vë theksin që “Të bëjmë  detyrat e shtëpisë” e largon barrën nga
familjet për të përgatitur detyrat e shtëpisë fëmijëve të tyre apo për të
gjetur edhe kushte suplementare aty ku mungon që familja t’a ofrojë këtë
mundësi, duke e kthyer barrën nga familja aty ku e ka vendin, që është shkolla,
që është klasa, që është mësuesi. Ndaj është përgjegjësia jonë, detyra jonë,
detyra e shkollës që ne të realizojmë edhe këtë aspekt të rëndësishëm të
arritjes së  nxënësve në shkollë. Do të
falenderoja po ashtu të gjithë prindërit që janë përfshirë dhe kanë qenë një
ndihmë e vyer në këtë projekt, klasat çdo ditë e më shumë shtohen me nxënës që
marrin pjesë në bërjen e detyrave të shtëpisë, por nga ana tjetër për ne si
ministri, si drejtori shkollash, si Instituti i Zhvillimit të Arsimit, është
shumë e rëndësishme edhe monitorimi që i bëhet nga prindërit duke dhënë
refleksionet e tyre përmes këshillave të vyera, aprovimit apo edhe ndihmës për
të përmirësuar momente të caktuara, kështu që unë ju falenderoj.

 

Pyetje: Sa ka shkuar numri i shkollave të mbyllura
për shkak të kushteve të motit në vend?

Ministrja:
Ne kemi
ndjekur hap pas hapi këtë proces, janë 321 shkolla që raportohen, kryesisht në
qarqet e veriut të cilët kanë pezulluar procesin mësimor për shkak të
temperaturave të ulëta.

Pyetje :A do të ketë ulje pagash për mësuesit të
Arsimit Parauniversitar që kanë përfunduar institutet 3-vjeçare para viteve
‘90?

Ministrja:
Absolutisht
jo, është sqaruar nga Ministria e Arsimit dje, vijoj t’a sqarojmë është një
vendimmarrje e Këshillit të Ministrave dhe nuk ka asnjë lloj dileme që mund të
bëjë një mësues te caktuar që ka mbaruar institutet pedagogjike para ’90 që të
ketë merakun e uljes së pagës. Asnjë ndryshim në pagë, vetëm mbështetje dhe më
shumë për mësuesit.

Pyetje: Për sa i përket kontratave kolektive, do të
ketë një datë kur do të nisin sërish negociatat, si po shkon procesi?

Ministrja:

informimin që unë kam procesi po ndjek të gjitha hapat ligjore, por është një
proces që vetëm ka kërkuar kohën e vetë për të qënë i drejtë dhe për të qenë
konform ligjit. Shumë mirë asnjë shqetësim nuk kemi, shumë shpejtë do të kemi
vendimmarrje.

Pyetje: Po shkollat që nuk kanë bërë mësim si do të
zëvendësohen, ka një ditë për këtë?

Ministrja:
Edhe kjo
është një praktikë që edhe ligji e njeh edhe dispozitat normative, patjetër do
të zëvendësohen mbetet në tager të vendimmarrjes së shkollave dhe drejtorive
arsimore për të bërë gjithë zëvendësimin, nuk do të ketë asnjë lloj problemi që
lidhet me realizimin e programit mësimor, sepse hapësirat janë të nevojshme dhe
të mjaftueshme për t’a plotësuar atë 100%. Faleminderit!