Lihet në burg ish-ushtari i ISIS, u kap me tritol në banesë dhe municione

540
Sigal

Lihet në burg ish-luftëtari i ISIS, 29-vjeçari Ervin Duka, i cili u arrestua me tritol në banesë pak ditë më parë. Gjykata e Pogradecit la në fuqi masën e kërkuar nga prokuroria ‘Arrest në burg’ për të riun e paralizuar nga fshati Guras. 29-vjeçari Ervin Duka, prej disa ditësh ishte kthyer nga Siria, ku kishte shkuar bashke me disa të rinj të tjerë. Ndërsa në vitin 2014, Duka u deklarua si një prej të plagosurve në Siri. Sakaq, policia e cilëson atë si një person me rrezikshmëri të lartë.

“Gjatë kontrollit të sotëm të policisë, në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale: Një kallëp i dyshuar si lëndë shpërthyese tritol, si edhe 89 copë fishekë model 54, kalibri 7.62mm, të cilat shtetasi i lartpërmendur i posedonte pa lejen e organeve kompetente”, thuhej në njoftimin e policisë gjatë momentit të arrestimit