Ligji urgjencës falas, në fuqi në nëntor 2014, zbatimi në nëntor 2015!

988
Sigal

Ministri Ilir Beqaj bllokon aktet nënligjore, për fshehje realiteti skandaloz dhe liri abuzimesh në shërbimin e urgjencës

Pas shkrimit me titull: “Urgjencat mjekësore janë kthyer në “dhoma dezhurni”për mjekët dhe infermierët…”, botuar në datën 29 janar 2014 në gazeta “Telegraf”, erdhi reagimi i juristit Dritan Hoti, i cili bënë prezent një problematikë tjetër në lidhje me këtë shërbim. Ndërsa gazeta trajtoji gjendjen e mjeruar e skandaloze në shërbimin e urgjencës mjekësore me mungesë mendikamentesh, pajisjesh, mjedisesh e mungesë mjekësh specialistë deri në tjetërsim të stacioneve të urgjencave mjekësore në “dhoma dezhurni” për mjekët e infermierët, juristi Dritan Hoti, evidenton një skandal juridiko-administrativ në lidhje me (mos)zbatimin e Ligjit Nr. 147/2014 “Për Shërbimin e Urgjencës Mjekësore”. Çfarë ndodh?

 Ligji hyri në fuqi në nëntor 2014, aktet nënligjore do dalin në nëntor 2015

 Tre muaj më parë, konkretisht në 30 tetor të vitit 2014, në parlamentin shqiptar është miratuar Ligji Nr. 147/2014 “Për Shërbimin e Urgjencës Mjekësore”, sipas të cilit përcaktohet detyrimi shtetëror, për të specifikuar shërbimin e urgjencës, si shërbim të “veçantë të specializuar” prezent, aktiv, pa ndërprerje kohore dhe efiçent në çdo qendër spitalore, klinikore, ambulatore e të banuar të vendit, pavarësisht nga largëia nga qendrat e shëndetit publik dhe nga numri i popullsisë që ka në qendrat e banuara. Por ky ligj, edhe pse ka hyrë e aktualisht është në fuqi prej 3 muajsh, nuk mund të zbatohet, mbasi ministri i Shëndetësisë nuk ka nxjerr ende aktet nënligjore, osë më saktë “platformën” administrative, ekzekutive të zbatimit të ligjit. Për rrjedhojë, Ligji Nr. 147/2014 “Për Shërbimin e Urgjencës Mjekësore”, ka mbetur një dokument juridik “kufomë” i ngurosur, me fuqi teorikeo-juridike të zbatuar, por jo me praktikë ligjore të konkretizuar. Madje, sipas juristit Hoti, ky ligj nuk është as kushtetues në formën dhe përmabjtjen e tij, mbasi nuk ka përfunduar si ligj i kompeltuar me elementët e tij tërrësor, por është vetëm i hartuar si akt-kushtetues formal. Ligji Nr. 147/2014 “Për Shërbimin e Urgjencës Mjekësore”, nuk është shoqëruar me akte nënligjore e për rrjedhojë nuk është i zbatueshëm në terren as juridikisht, as administrativisht për akte ekzekutimesh e marrje si pikë reference trajtesash ligjore (padi, hetime, gjyqe). Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj e ka bllokuar qëllimisht ligjin, duke mos nisur e duke mos lejuar nxjerrjen e akteve nënligjore, paçka se për këtë e detyron Neni 118, pika “2” e Kushtetutës, ku përcaktohet se ligji autorizon dhe detyron organin zbatues përkatës të ligjit (në rastin konkret ministrin Beqaj), për nxjerrjen e akteve nënligjore, për çështjet që duhen rregulluar dhe për parimet, në bazë të të cilave nxirren këto akte nënligjore. Kanë kaluar 3 muaj dhe ministri nuk po i nxjer këto akte, ndërkohë që Ligji Nr. 147/2014 “Për Shërbimin e Urgjencës Mjekësore”, ka hyrë në fuqi në muajin nëntor 2014, botuar në “Fletore Zyrtare”, nr. 178. Sipas informacionit të marrë nga zyra “terr-informative” e ministrit Beqaj, këto akte nënligjore, do të nxirren në muajin nëntor 2015, dmth pas 10 muajsh, ose 1 vit pas hyrja në fuqi të ligjit. Përse nuk po nxirren aktet nën ligjore të ligjit për për shërbimin e  urgjencës?

Ministri Beqaj bllokon aktet nënligjore, për të abuzuar me urgjencën falas

 Në Nenin Nr. 4, të Ligjit Nr. 147/2014 “Për Shërbimin e Urgjencës Mjekësore”, përcaktohen gjithë detyrimet që ka sistemi shëndetësor për të kryer shërbimin e urgjencës pa pagesë financiare, pra FALAS për çdo shtetas shqiptar dhe për çdo shtetas të huaj, i cili në momentin e nevojës për shërbim mjekësor urgjence gjendet në territorin e Republikës së Shqipërisë, qoftë edhe si kalimtar. Faktikisht, shërbimi urgjencës mjekësore në Shqiëpri është tepër skandaloz, i “mjeruar” për nga cilësia, gatishmëria, funksionalisteti dhe korrupsioni. Në stacionet e urgjencave, qyetarët detyrohen të paguajnë. detyrohen të shkojnë me mjetet e tyre, mbasi shërbimi urgjencës, shpesh nuk u përgjigjet as në telefon. Në shërbimet e urgjencave mungojnë pajisjet. Mungojnë mjekët specialist. Mungojnë medikamentet, të cilat qytetarët i blejnë privatisht. Ndërsa ministri Beqaj, kapardiset duke deklaruar se shërbimi në urgjencat mjekësore është falas. Por ndodh e kundërta, sepse në urgjenca mungon edhe pambuku e aspirinat, të cialt blihen nga pacientët. Nëse ministri nuk e di ngaqë nuk ka haber nga ligjet e e mjekësisë, i kujtojmë që sipas ligjit, shërbimi në çdo nivel e qendër urgjence mjekësore është 100% FALAS, pa pagesë,porn ë urgjenca blihen pothuajse 90% e ilaçeve. Sipas VKM Nr. 237, datë 06. 03. 2009 Për shërbimin në urgjencën mjekësore”, thuhet:  “Çdo stacion urgjence në territorin e Republikës së Shqipërisë, duhet të ketë një “listë” ilaçesh të parashikuara prej ekspertëve të mjekësisë, me synimin për të përballuar efektshëm çdo rast ugjence që paraqitet pranë tyre.  Kjo listë ka 87 ilaçe, por në stacionet e urgjecave janë vetëm 10-12 të tilla! Të tjerat blihen nga qytetarët. Pikërisht për të lejuar abuzimet me pagesat në shërbimin e urgjencës, ministri Beqaj nuk po nxjerr aktet nënligjore të Ligjit Nr. 147/2014 “Për Shërbimin e Urgjencës Mjekësore”, paçka se ky ligj e detyron ministrin me Nenin nr. 25, pika “2” edhe me përcaktime nenesh e pikash aktesh nënligjore që duhet nxjerr në përputhje me ligjin. Konkretisht, në kapitullin “Aktet nënligjore”, Ligji Nr. 147/2014, përcakton kështu: “Ngarkohet ministri përgjegjës për shëndetësinë që, brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrë aktet normative në zbatim të neneve 5, pika 3; 8, shkronja “e”; 9, pika 3; 10, pika 6; 11, pika 3; 12, pika 2; 13, pikat 2, 4 e 6; 14, pikat 2, 4 e 6; 15, pika 1; 16, pika 5; 17, dhe 23, pika 2”. Këto aktenënligjore nuk po nxirren dhe siaps ministrit Beqaj do të nxirren në muajin nëntor 2015, mbasi kanë lidhje me mos zbatimin e detyrimeve që kjo ministri (shteti) ka ndaj qytetarëve në shërbimin e ugjencës, por së pari me abuzimet që bëhen me qytetarët në blerjen e ilaçeve dhe pajsijeve ndihmëse mjekësore. Gjendja e urgjencave mjekësore ëhstë e tilël që edhe aauto-ambulancat janë tjetërsuar në “furgon” pa mjekët e duhur, pa pajisje e pa ilaçet e ilaçet e nevojshme të urgjencë, të pashikuara sipas VKM Nr. 237, datë 06. 03. 2009 “Për shërbimin në urgjencën mjekësore”, që shkojnë atje ku thirren për shërbim urgjence, vetëm kur kanë naftë, kur kanë qejf e kur u jepet ndonjë pagesë nën dorë edhe pse kanë detyrimin të shërbejnë falas!

———————————–

TIRANA/ Ja qendrat e urgjencave në QSUT, me 24 orë shërbim falas

 – Urgjenca qëndrore

– Urgjenca për Tiranën

– Urgjenca e Sëmundjeve të Brendshme

– Spitali i Urgjencave në QSUT

– Urgjenca Pediatrike në QSUT

– Urgjenca Kirurgjikale, QSUT

———————————————-

Ja me çfarë duhet të jenë pajisur stacionet e urgjencave edhe nëse ato ndodhen… “në majë të malit”.    

 Dhoma e pritjes dhe triazhit

  1.       Stola dhe karrige
  2.       Shtretër 10 copë
  3.       Aparat tensioni 1 copë çdo shtrat
  4.       Aparat per matjen e ngopjes se oksigjenit
  5.       Pulsoksimetër
  6.       Kompjuter
  7.       Printer
  8.       Telefon
  9.       Fax
  10.   Celular

Dhoma e trajtimit

  1.       Monitor për matje tensioni, ngopje oksigjeni, temperaturë
  2.       Monitor për ngopje oksigjeni
  3.       Monitor për matje temeperature
  4.       Aparat Pulsoksimetër
  5.       Kapëse për ndalimin e gjakut
  6.       Aparat tensioni
  7.       Pajiset intrevenoze (Vigon)
  8.       Pompa infuzioni
  9.       Termometër
  10.   Pompe frymëmarrje (AMBU)
  11.   Kanjula Guedel
  12.   Bombula Oksigjeni
  13.   Barela
  14.   Bandazhe
  15.   Çarçaf
  16.   Allçi
  17.   Kateteret urinare (Set Folei)
  18.   Borsa për ngrohje
  19.   Llampa scialitike
  20.   Dollap medikamentesh
  21.   Frigorifer për medikamente
  22.   EKG portative
  23.   Glukozmetër portative
  24.   Ekonograf portative
  25.   Analizues i gazit në gjak

   

Dhoma e shokut        

  1.       Monitor (ABP,SpO2 et CO2)
  2.       Defibrilator portativ
  3.       Pulsoksimetër
  4.       Kapëse për ndalimin e gjakut
  5.       Aparat tensioni
  6.       Pajiset intrevenoze (Vigon)
  7.       Pacemaker permanent
  8.       Barela
  9.       Shina allcie
  10.   Manikotë qafore
  11.   Ventilator automatik
  12.   AMBU
  13.   Kanjula Guedel
  14.   Bombul oksigjeni
  15.   ET
  16.   Aspirator portativ
  17.   Bandazhe
  18.   Allçi
  19.   Set kardiovaskular
  20.   Set për dranazh torakal
  21.   Set Folei

Dhoma e mbikqyrjes 

       Monitor për matje tensioni, ngopje oksigjeni, temperaturë

  1.       Pajiset intrevenoze (Vigon)
  2.       Bombul oksigjeni

 ———————————————-

 Ja 27 pajisjet dhe barnat, që duhet t’i ketë por që nuk i ka auto-ambulanca “Urgjenca e Përparuar” (Modeli A)

  1.       Defibrilator me monitor
  2.       Manikotë qafe
  3.       Aspirator portabël
  4.       Pulsoksimetër
  5.       Dërrasë për shtyllën kurizore
  6.       Çantë me fasho
  7.       Kapëse për ndalimin e gjakut
  8.       Dyshek vakumi
  9.       Allçi
  10.   Aparat tensioni
  11.   Ventilator automatik
  12.   Set i djegjes
  13.   Pajisje IV
  14.   AMBU
  15.   Set kardiovaskular
  16.   Mbajtëse barele
  17.   Kanula
  18.   Guedel
  19.   Set për dranazh torakal
  20.   Barelë
  21.   Bombul oksigjeni
  22.   Set Folei
  23.   Allçi
  24.   ET
  25.   Çarçaf
  26.   Çantë me medikamente
  27.   Karburant 100% serbatorin dhe 2 sasi furnizimi rezervë

———————————————————–

 Ja 16 pajisjet dhe barnat, që duhet t’i ketë por që nuk i ka auto-ambulanca “Urgjenca Bazë” (Modeli B)

  1.       Kapëse për ndaljen e gjakut
  2.       Kollare për qafore
  3.       Aspirator portativ
  4.       Aparat tensioni
  5.       Dërrasë për shtyllën kurizore
  6.       Çantë me bandazhe
  7.       Barelë
  8.       AMBU
  9.       Set për djegje
  10.   Ngritës barele
  11.   Kanule

Përparim HALILI