Ligji të mundësojë trupën gjykuese të specializuar për të miturit

892
Klaudia Malaj
Kodi i i ri i Drejtësisë Penale për të Miturit, flasin avokatët, Jordan Daci dhe Saimir Vishaj. Kodi doli, por ka mangësi të theksuara
Ka hyrë në fuqi Kodi i ri i Drejtësisë Penale për të Miturit. Por, trupa e hetimit, gjykimit dhe mbrojtjes është ende e pa kualifikuar. Është kërkuar që avokatët, prokurorët dhe gjykatësit të jenë të specializuar për marrjen pjesë në të tilla procese. Sipas Avokatëve Jordan Daci dhe Saimir Visha, të pyetur ekskluzivisht për Telegraf u shprehën se është emergjente specializimi i trupës që do të merret me të miturit por sipas tyre, ky Kod paraqet ende probleme në trajtimin e të miturve. 
Jordan Daci: Një pjesë e mbrojtjes janë turp i avokatisë, t’u hiqet licenca
1. Hyn në fuqi Kodi i Drejtësisë Penale për të Miturit. Në cilat pika mendoni se do të ndërhyjë ky kod dhe do t’i ndihmojë të miturit?
Së pari duhet thënë që ky ligj, sikurse thuajse të gjithë ligjet e ashtuquajturës “Paketës së reformës në drejtësi”, kanë kopjuar masivisht rregullat që ekzistonin më parë, si dhe janë kopje të pjesshme dhe shpeshherë kopje të ndryshuara keq të kodeve të huaj. Maksimumi i burgimit për të mitur është dhjetë (10) vjet për vepra të rënda penale të dënueshme me burgim afatgjatë, ose kur i mituri ka kryer së paku dy (2) vepra penale në bashkim, ku secila është e dënueshme me burgim prej më shumë se dhjetë (10) vjet. Ndërkohë, në Shqipëri, në të shumtën e rasteve i mituri do të mund të dënohet më shumë se 5 dhe deri në 12 për shkak të ashpërsimit të pakuptimtë dhe anti-kushtetues. në gjykimin tim, të shumicës së dënimeve nga deputetë analfabet në fushën e drejtësisë dhe posaçërisht asaj penale që janë orientuar keq nga ndonjë “usta politik” dhe ku me Kodin Penal fatkeqësisht vazhdon të bëhet politikë. Gjithsesi, ky Kod i cili shpreh frymën e përgjithshme të Kushtetutës dhe akteve të tjera ndërkombëtare i ndihmon të miturit në shumë pika, po ku do të veçoja posaçërisht: 

1. Masën e shmangies nga ndjekja penale; 
2. Kufizimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” apo masave të tjera të rënda të sigurisë; 
3. Mbrojtjen dhe trajtimin e veçantë për pjesëmarrësit e mitur në proces, si dëshmitar, viktima, apo të pandehur; 
4. Rregulla të posaçme për pyetjen, ndalimin, arrestimin. 
5. Mbikëqyrje çdo një muaj të masave të sigurisë nga Gjykata; 
6. Kërkesën e specializimit të posaçëm për gjyqtarët, prokurorët dhe mbrojtësit; 
7. Ndihmën e detyrueshme të psikologut, mbrojtjes, kujdestarit etj; 
8. Afate më të shkurtra gjykimi; 
9. Zbatimin e alternativave të dënimit me burgim, etj. 
Ka raste ku të miturit mbrohen edhe nga avokatë dhe ky avokat sigurisht nuk ka njohjen e duhur për këtë rast dhe ajo që më së shpeshti thotë është: “Nuk do e përsërisë më, është i vogël”. A mos duhet që shteti të përcaktojë një avokat mbrojtës që në kapjen flagrancë të të miturit, i cili brenda 48 orëve të ketë mundësi ta mbrojë mirë dhe të njihet me rastin? 
Sipas Kodit edhe mbrojtësi, duhet të jetë i specializuar për drejtësinë e të miturve dhe kjo vlen për mbrojtësit kryesisht dhe ato që zgjidhen, por me të drejtë i është lënë mundësia që kujdestari etj, të caktojë edhe një mbrojtës tjetër. Lidhur me mbrojtësit kryesisht, unë kam mendimin tim që shumica e tyre përbëhen nga mbrojtës të paaftë profesionalisht për të ofruar mbrojtje sipas ligjit si madhorët ashtu edhe për të miturit. Niveli i mbrojtësve kryesisht është në të shumtën e rasteve skandaloz dhe ende më skandaloze është lejimi i tyre nga organi procedues për të mbrojtur subjektet e procedimit penal. Këta mbrojtës nuk kanë as dinjitet profesional dhe pranojnë të realizojnë mbrojtjen pa u njohur me aktet ose pas një njohje thuajse banale të atypëratyshme… Gjykoj që ka ardhur koha që nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë të ndërmerren procedime disiplinore të ashpra për këto raste të cilëve duhet t’ju hiqet licenca për të ushtruar profesionin e avokatit. Shkurt, këta janë një turp i avokatisë dhe shpresoj që të marrin atë që meritojnë sa më shpejt që të jetë e mundur. 
Sipas jush, cilat janë veprat për të cilat duhet të jepet dënimi me “Burgim”. Po ato për të cilat duhet të caktohet dënimi me “Gjobë” apo alternativat e tjera të dënimit me burgim? 
Dënimi me “Burgim” ndaj një të mituri mund të zbatohet në rast se ai ka kryer një vepër penale për të cilën minimumi i dënimit të parashikuar është 7 vjet dhe kur ky dënim është i nevojshëm për shkak të natyrës, rrezikshmërisë së lartë shoqërore të veprës penale dhe shkallës së fajësisë. Për të miturin dënimi me burgim nuk mund të jetë më shumë se gjysma e dënimit që parashikohet për veprën penale të kryer, por jo më shumë se 12 vjet. Ndërkohë, dënimi me “gjobë” mund të zbatohet për një të mitur nëse ka të ardhura monetare nga një burim i ligjshëm. Në rastet kur gjoba i vendoset një të mituri, masa e saj është sa gjysma e gjobës që do t’i jepej një të rrituri në të njëjtat kushte, sipas parashikimeve të Kodit Penal. 


Saimir Vishaj: Nuk ka prokurorë, avokatë dhe gjyqtarë të merren me çështjet e të miturëve

Risia që sjell Kodi i Drejtësisë Penale për të Miturit?
Aktualisht nuk parashikohen vetëm të miturit që kryejnë vepra penale, por edhe të miturit dëshmimtar apo edhe të miturit viktimë. Pra janë tre momentet që duhen dhënë ndryshimet e para. 

1. Ky Kod Penal i jep një mbrojtje të veçantë të miturit që është subjekt, që dyshohet se është autor i veprave penale
2. Mbron të miturin dëshmimtarë. 
3. Mbron dhe viktimën e të miturit

Të gjitha këto kategori do të gjykohen si risi e re tashmë nga gjykata TË POSAÇME që do të ngrihen brenda gjykatave të rrethit gjyqësor. Që do të thotë: Një gjyqtar, një prokuror një avokat duhet të jenë të specializuar posaçërisht në mbrojtjen e të mitirëve. Nëse nuk është i specializuar qoftë avokati, prokurori apo gjyqtari nuk mund të marrin pjesë në hetimin apo gjykimin e të të miturit apo në mbrojtjen.

A ka avokatë, prokurorë apo gjyqtarë të cilët janë të specializuar vetëm për çështjet e të miturve?
Deri në këto moment nuk ka. Është detyrë e Ministrisë së Drejtësisë, e Dhomës Kombëtare të Avokatisë, e Prokurorisë së Përgjithshme të cilat duhet të nxitojnë në trajnimin e njerëzve të cilët do të merren me çështjet e të miturve për të hetuar, gjykuar apo mbrojtur këtë grup të miturish. Dhe risia tjetër ëshët që ky ligj mbron të miturit edhe 18 deri 21 vjeç. Në rast se personi i mitur ka kryer një vepër penale dhe kapet pas 23 vjeç nuk do të përfitojë nga Kodi i Drejtësisë Penale për të miturit por do të hetohet gjykohet nga të riturit. 

Sa kohë do të duhet për të trajnuar gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë?
Për mua, trajnim i vazhdueshëm. Por e para, duhet të kenë një përvojë, duhet të jenë prindër që ta ndiejë ndjesinë e fëmijës, dhe e treat duhet të ketë aftësi shumë të mira profesionale. Dhe ndihma ndaj të miturit do të jetë falas. Është detyrë e dhomës kombëtare të avokatisë, e shoqatës së avokatëve penalistë të cilët sa më shpejtë të trajnojnë avokatë profesionistë. 

Po vend-izolimin si e parashikon ligji? 
Vendizolimi i të mituve do të jetë i posacëm por ligji ka edhe një problem të madh; ndonëse ti je dënuar 10 vite ndërkohë ke qenë 17 vjeç, pra vete 27 vjeç, do rrish akoma në burgun e të miturëve?! Ky është problem më i madh. Sepse i bie që mosha e burgut ty të ikën, je dënuar 17 vjeç po tani ke vajtur mbi 25 përshembull, pra ti nuk konsiderohesh më i mitur, aty do të të vi një i mitur tjetër. Pra këtë duhet të zgjidh ligji. 
Sigal