Ligji për pensionet shkel rëndë të drejtat e ushtarakëve

1101
Kadri Muka

Vijon nga numri i kaluar
Nëse për trajtimin me pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi sipas nenit 35 të ligjit nr.9210, datë 23.03.2004 shpreheshin: “Ligji që rregullonte kriteret e përfitimit dhe masën e pensionit të parakohshëm të ushtarakut ishte ai me nr.9210 datë 23.03.2004 “Për Statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. Llogaritja e pensionit të paditësit me ligjin 8087/1996 ka qenë i gabuar pasi ky ligj i ishte i shfuqizuar në momentin e lindjes së të drejtës së pensionit”., dhe për trajtimin sipas ligjit nr.9418, datë 20.05.2005 i ndryshuar shpreheshin: “ligji i zbatueshëm (ligji nr.9418, datë 20.05.2005) kishte hyrë në fuqi dhe gjykatat më të ulëta ishin të detyruara të shqyrtonin çështjen duke e zbatuar atë ligj dhe aktet e tjera ligjore në raport me rrethanat e faktit që do t’u rezultonin pas vlerësimit dhe çmimit të provave të paraqitura nga palët ndërgjyqëse.”, në vendimin njehsues morën kompetencat e ligjvënësit. I bënë të pazbatueshëm (i shfuqizuan) me njehsimin se: “në gjykimin e mosmarrëveshjeve për pensionet e parakohshme për vjetërsi shërbimi, për periudhën nga data 01.01.1999 deri më hyrjen në fuqi të ligjit nr.10142/2009, pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi do të përllogaritet sipas Ligjit nr.8087/1996, të ndryshuar me Ligjin nr.8521/1999. Në rastet kur e drejta për pension ka lindur pas hyrjes në fuqi të Ligjit nr.9418/2005 të ndryshuar me Ligjin nr.9481/2006, deri me hyrjen në fuqi të Ligjit nr.10142/2009 të ndryshuar, në kuptim të nenit 29 të këtij ligji, skema për llogaritjen e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, e parashikuar nga Ligji nr.9418/2005 të ndryshuar me Ligjin nr.9481/2006, nuk zbatohet, pavarësisht nëse masa e pensionit rritet apo ulet në raport me skemën e parashikuar nga Ligji nr.8087/1996, të ndryshuar me Ligjin nr.8521/1999.” -Kur në vendimet e mëparshme nga viti 2005 deri në hyrjen në fuqi të vendimit nr.2, datë 18.02.2013 të Gjykatës Kushtetuese , njihnin të drejtën e përfituar me ligjin në fuqi të çastit të lindjes të së drejtës deri në plotësimin e kushteve për pension pleqërie dhe me vendimin Nr. 00-2015-4642 i Vendimit (691) datë 17.12.2015 të Kolegjit Administrativ shprehen: “gjykatat e faktit me të drejtë e kanë kufizuar përllogaritjen e përfitimeve të paditësit deri në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit nr.10142, datë 15.05.2009, sipas të cilit do të bëhet përllogaritja e të gjitha pensioneve suplementare të ushtarakëve (para dhe pas miratimit të tij), por duhet theksuar se ky ligj nuk thotë se, përfitimet e mëparshme të ushtarakëve mund të cenohen dhe rrjedhimisht ato të shpallen debitor, pasi nëse do të ishte kështu do të cenohej rëndë një nga parimet më të rëndësishme të të drejtës, që është parimi i sigurisë juridike, qëndrim ky i mbajtur në disa vendime të saj edhe nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë.”, ne vendimin njehsues njehsojnë tjetër gjë. Në pikën 43 të tij njehsojnë se: “rillogaritja e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, sipas nenit 29 i ligjit nr.10142/2009, do të bëhet sipas rregullave të parashikuara në këtë ligj, edhe në situatën kur kjo rillogaritje ul masën e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi të njohur dhe caktuar më parë. Ky qëndrim i kundërt me praktikën e konsoliduar gjyqësore të dy Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, Kolegjit Civil dhe Kolegjit Administrativ, sipas vendimit nr. 24, datë 12.11.2008 të Gjykatës Kushtetuese, përbëjnë mospërfillje të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila ka nënvizuar se: “ parimi në bazë të të cilit një vendim përfundimtar i formës së prerë është gjë e gjykuar dhe zgjidh mosmarrëveshjen midis palëve me një efekt përfundimtar, është një element themelor i gjykimit të drejtë që garantohet nga neni 6 i Konventës në çështjet civile”. Gjykata Kushtetuese në këtë vendim, në respektim të jurisprudencës të konsoliduar të saj shprehet se: “…dhënia e vendimeve të ndryshme gjyqësore për çështje të njëjta bie ndesh me parimin e sigurisë juridike në praktikën gjyqësore. …kur vendimi ka marrë formë të prerë ai është i detyrueshëm për palët, trashëgimtarët e tyre, për personat që tërheqin të drejta nga palët, për gjykatën që ka dhënë vendimin dhe për të gjitha gjykatat dhe institucionet e tjera…. Vendimi gjyqësor i formës së prerë, që përbën gjë të gjykuar, është shprehje dhe konkretizim i së drejtës mbi marrëdhënien juridike dhe ka qëllim t’i japë jo vetëm qartësi, por edhe siguri kësaj marrëdhënieje. (shih vendimin nr. 21, datë 16.4.2015 të Gjykatës Kushtetuese)”.

E pesta: Në gjykimin e çështjes nuk kanë respektuar parimin e ndarjes së pushteteve .
Kushtetuta e Republikës, neni 7 i saj sanksionon se: “Sistemi i qeverisjes në Republikën e Shqipërisë bazohet në ndarjen dhe balancimin ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.”. Në këtë ndarje dhe balancim pushtetesh, pushteti ekzekutiv (Këshilli i Ministrave) ka të drejtën e propozimit të ligjeve, pushteti ligjvënës (Kuvendi) ka të drejtën he detyrimin e miratimit të ligjeve, ndërsa pushteti gjyqësor (Gjykata e Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit, Kolegjet e Gjykatës së Lartë kanë për mision, detyrë dhe detyrim të japin drejtësi në emër të Republikës së Shqipërisë. Kurse Gjykata e Lartë shqyrton çështje lidhur me kuptimin dhe zbatimin e ligjit për të siguruar njësimin ose zhvillimin e praktikës gjyqësore, sipas ligjit, dhe ndryshimin e praktikës gjyqësore për çështje të caktuara gjyqësore të vendosura nga kolegjet, sipas ligjit.”. Gjykata Kushtetuese e cila nuk është pjesë e pushtetit gjyqësor sipas Kushtetutës garanton respektimin e Kushtetutës dhe bën interpretimin përfundimtar të saj. Në rastin konkret me vendimin njehsues nr.3, datë 24.11.2016, Gjykata e Lartë në Kolegjet e Bashkuara , 13 gjyqtarët ë shqyrtimit të çështjes, nuk i janë përmbajtur këtyre detyrimeve kushtetuese. Në vend të zbatimit të tyre, çuditërisht ka ndërhyrë në kompetencat e pushtetit ligjvënës (Kuvendit) në tre interpretimet njehsuese nëpërmjet të cilave ndryshon dhe njehson praktikën gjyqësore. Kur pushteti ligjvënës në nenin 11 të ligjit nr.8087, datë 13.03.1996 ndryshuar me nenin 6 të ligjit nr.6521, datë 30.07.1999 thotë: “Ushtarakët e shërbimit aktiv të përhershëm që kanë dalë në rezervë apo lirim pas datës 03.07.1991 deri në plotësimin e kushteve për pension pleqërie sipas ligjit Nr.7703, datë 11.05.1993 ”Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, kur plotësojnë vjetërsinë e shërbimit si ushtarak në masën 12 vjet për gratë dhe 15 vjet për burrat dhe të kenë mbushur moshën: gratë 42 vjeç dhe burrat 47 vjeç.

Masa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi do të jetë:

a. 50 % të pagës referuese mbi të cilën është derdhur kontributi,
b. Për çdo vit të vjetërsisë së shërbimit mbi përcaktimin e mësipërm, masa e pensionit shtohet me 2% të pagës referuese, por jo më shumë se masa e pensionit maksimal të pleqërisë në shkallë vendi.”, 13 gjyqtarët e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë në vendimin nr.3, datë 24.11.2016 njehsojnë se: ” caktimi i pensionit të parakohshëm, sipas nenit 11 të Ligjit nr.8087/1996, i ndryshuar me Ligjin nr.8521/1999, bëhet duke u llogaritur sipas skemës: a) 50% e pagës referuese mbi të cilën është derdhur kontributi; dhe b) për çdo vit tjetër të vjetërsisë së shërbimit mbi 12 vjet për gratë dhe 15 vjet për burrat masa e pensionit shtohet me 2% të pagës referuese. Por masa e përgjithshme e pensionit të parakohshëm nuk mund të kalojë masën e pensionit maksimal të pleqërisë në shkallë vendi.”.Me këtë interpretim kufizimin “sa pensioni maksimal i pleqërisë në shkallë vendi” që neni 11 i ligjit nr.8087/1996 i ndryshuar e vendos vetëm për shtesën e shkronjës “b”, ky interpretim njehsues i Kolegjeve të Bashkuara e përligj për gjithë masën e pensionit. Kur shkronja “b” e kësaj dispozite të ligjit pas shprehjes “shtohet me 2% të pagës referuese” e shkronjës ”b” vendos presje, Kolegjet e Bashkuara vendosin pikë” dhe krijojnë fjalinë e re ” Por masa e përgjithshme e pensionit të parakohshëm nuk mund të kalojë masën e pensionit maksimal të pleqërisë në shkallë vendi”. Këtë e bënë në kushtet kur neni 49 i ligjit nr.9210, datë 23.03.2004 “Për statusin e ushtarakut të FA të RSH” parashikon: “…shprehja “por jo më shumë se masa e pensionit maksimal të pleqërisë në shkallë vendi” në shkronjën “b” të nenit 11 të ligjit nr.8087, datë 13.3.1996 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të ushtarakëve të Ministrisë së Rendit Publik dhe të Shërbimit Informativ Shtetëror”, i ndryshuar, si dhe, …shfuqizohen”. Kur neni 33 i ligjit nr.9418, datë 20.05.2005 ”për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë” thotë: ” Ligji nr.8087, datë 13.3.1996 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë, të ushtarakëve të Ministrisë së Rendit Publik dhe të Shërbimit Informativ të Shtetit”, i ndryshuar, dhe aktet e dala në zbatim të tij, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, nuk do të zbatohen për ushtarakët e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, që përfitojnë sipas këtij ligji.”, Kolegjet e Bashkuara njehsojnë se: “Në rastet kur e drejta për pension ka lindur pas hyrjes në fuqi të ligjit nr.9418/2005 të ndryshuar me Ligjin nr.9481/2006, deri me hyrjen në fuqi të Ligjit nr.10142/2009 të ndryshuar, në kuptim të nenit 29 të këtij ligji, skema për llogaritjen e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, e parashikuar nga ligji nr.9418/2005 të ndryshuar me ligjin nr.9481/2006, nuk zbatohet, pavarësisht nëse masa e pensionit rritet apo ulet në raport me skemën e parashikuar nga ligji nr.8087/1996, të ndryshuar me ligjin nr.8521/1999”. Kur neni 29 pika 2 e ligjit nr.10142, datë 15.05.2009 “2009 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë” thotë: “Pensionet e parakohshme për vjetërsi shërbimi dhe pensionet suplementare, të caktuara në përputhje me ligjet nr.8087, datë 13.3.1996 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar dhe nr.8661, datë 18.9.2000 “Për sigurimin suplementar të punonjësve të Policisë së Shtetit”, si edhe ato të caktuara me vendime të gjykatave, pavarësisht nga mosha e vjetërsia në punë, në çastin e fillimit të së drejtës, do të rillogariten.”, Kolegjet e Bashkuara njehsojnë se: në kuptim të nenit 29 të këtij ligji, skema për llogaritjen e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, e parashikuar nga ligji nr.9418/2005 të ndryshuar me ligjin nr.9481/2006, nuk zbatohet”. Përdorimi i shprehjes “parashikuar nga ligji nr.9418/2005 të ndryshuar me ligjin nr.9481/2006” këto Kolegje përfshijnë në rillogaritje edhe përfitimet sipas këtyre ligjeve. Kur Gjykata Kushtetuese në vendimin nr.33, datë 24.06.2010 thotë: “qëllimi i dispozitave të nenit 29 të ligjit objekt gjykimi, duke u nisur nga konteksti i saj, si dhe konteksti i përgjithshëm i këtij ligji, është që kjo rillogaritje e këtyre të drejtave të fituara në zbatim të ligjeve të mëparshme ose dhe të vendimeve të gjykatave, do të bëhet vetëm në rast se ndryshon pozitivisht, pra përmirëson situatën e përfituesve. Në asnjë rast nuk lejohet që të kryhet një rillogaritje që do të çonte në përkeqësimin e situatës pozitive ose në cenimin e të drejtave të fituara.”, Kolegjet e Bashkuara njehsojnë se: “rillogaritja e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, sipas nenit 29 i Ligjit nr.10142/2009, do të bëhet sipas rregullave të parashikuara në këtë ligj, edhe në situatën kur kjo rillogaritje ul masën e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi të njohur dhe caktuar më parë.”. Pra atë që e përjashton Gjykata Kushtetuese e përligjin këto Kolegje në vendimin njehsues nr.3, datë 24.11.2016 . Kur ligji nr.10142/2009 në nenin 32 ka përcaktuar: “Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.”, Akti Normativ nr.5, datë 10.11.2010 në nenin 5 shprehet: “Ky akt normative hyn në fuqi menjëherë, botohet ne fletoren zyrtare dhe i shtrin efektet financiare si më poshtë:

a. Për përfitimet, nga data e hyrjes në fuqi të ligjit Nr.10142, datë 15.05.2009;, Kolegjet e Bashkuara shprehen se: “sipas këtyre rregullimeve ligjore të nenit 29, parashikohet skema e llogaritjes së pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi me fuqi prapavepruese dhe përcaktohet se, pavarësisht kur ka lindur e drejta për përfitim, në harkun kohor nga data 01.01.1999 deri me hyrjen në fuqi të ligjit nr.10142/2009, do zbatohet ligji nr.8087/1996 i ndryshuar me ligjin nr.8521/1999.”, duke i dhenë kështu në kundërshtim me ligjin veprim ekzekutiv të rillogaritjes jo nga data e shtrirjes së efekteve financiare sipas ligjit, por nga data 01.01.1999, kur është ka shtirë efektet financiare ligji ligji nr.8087/1996 i ndryshuar.

E gjashta:Nuk respektojnë parimin e pritshmërisë së ligjshme pas praktikës së konsoliduar gjyqësore për të cilën Gjykata Kushtetuese në vendimin nr.33, datë 24.06.2010 shprehet: “Duke qenë se këto ligje e vendime perceptohen si burime pritshmërie të ligjshme për individët, ato nuk mund të ndryshohen e shfuqizohen në një fazë të mëvonshme.”. 

Vetë Gjykata e Lartë, konkretisht Kolegji Civil dhe Kolegji Administrativ kanë pasur një praktikë të konsoliduar për sa i përket trajtimit me nenit 11 të ligjit nr.8087/1996 i ndryshuar , sipas së cilës kufizimi “por jo më shumë se pensioni maksimal i pleqërisë në shkallë vendi” nuk ka të bëjë me gjithë masën e pensionit, por vetëm me shtesën e shkronjës “b”. Po kështu edhe për sa i përket nenit 35 pika 1 e ligjit nr.9210/2004 se, nga data e hyrjes në fuqi të tij e në vazhdim, masa e pensionit llogaritet 50% e pagës referuese për 12 vjet për femra e 15 meshkuj dhe se kësaj mase për çdo vit tjetër mbi 12 e 15 vjet i shtohet 2% e pagës referuese. Ndërsa lidhur me nenin 13 dhe 14 të ligjit nr.9418/2005 i ndryshuar ka njohur si masë pensioni kufizimin sipas gradave nga 6 pensione bazë në 3 pensione bazë për nga data 01.01.2006 e në vazhdim. Në kuadër të pritshmërisë së ligjshme dhe në respektim të Vendimit nr. 24, datë 12.11.2008 të Gjykatës Kushtetuese i cili thotë: ”Gjykata çmon se vendimi gjyqësor i formës së prerë që përbën gjë të gjykuar është shprehje e konkretizim i të drejtës mbi marrëdhënien juridike dhe ka qëllim t’i japë jo vetëm qartësi, por dhe siguri kësaj marrëdhënie”, pritej që minimalisht të paktën të konfirmoheshin këto dhe maksimalisht ajo e përcaktuar në burimin e së drejtës, nenin 16 të ligjit nr.7496 dhe nenin 35 pika 1 e ligjit nr.9210/2004. Në kundërshtim me këtë pritshmëri nga data 01.01.1999 deri në 30.06.2009, masa e pensionit u kufizua sa pensioni maksimal i pleqërisë në shkallë vendi. Në këtë mënyrë Kolegjet e Bashkuara veç cenimit të pritshmërisë së ligjshme kanë cenuar edhe parimin e “gjësë së gjykuar”, për të cilën në vendimin nr. 24, datë 12.11.2008 dhe nr. 21, datë 16.4.2015 të Gjykatës Kushtetuese thuhet: “kur vendimi ka marrë formë të prerë ai është i detyrueshëm për palët, trashëgimtarët e tyre, për personat që tërheqin të drejta nga palët, për gjykatën që ka dhënë vendimin dhe për të gjitha gjykatat dhe institucionet e tjera….”. Veç mosrespektimin e pritshmërisë së ligjshme dhe të “gjësë së gjykuar”, Kolegjet e Bashkuara dhe vendimi i tyre nr.3/2017 , bien ndësh dhe nuk respekton as parimin e “gjësë së gjallë”, e cila konceptohet si ekzistenca e një “jurisprudence konstante”, “të konsoliduar” mbi një dispozitë të caktuar ligjore, duke pasur pra parasysh mënyrën se si ajo “jeton” në realitetin konkret. Drejta e gjallë që ka ekzistuar për llogaritjen dhe caktimin e masës së pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi sipas nenit 11 të ligjit nr.8087/1996 i ndryshuar ka qenë se kufizimi jo e gjithë masa e pensionit kufizohet sa pensioni maksimal i pleqërisë në shkallë vendi por vetëm shtesa për vjetërsinë mbi 12 vjet femra e 15 vjet mashkulli. Po kështu gjëja e gjallë që ka ekzistuar ka qenë se, nga data 14.05.2004 kur hyri në fuqi ligji nr.9210/2004 masa e pensionit llogaritet 50% e pagës referuese për 12 vjet femra dhe 15 vjet mashkulli dhe se kësaj masë deri në plotësimin e kushteve për pension pleqërie i shtohet 2% e pagës referuese. Gjë e gjallë që ka ekzistuar ka qenë edhe se me hyrjen në fuqi të ligjit nr.9418/2005 i ndryshuar masa e këtij pensioni nuk mund të jetë më e madhe se 6 pensione bazë për gradën gjeneral, 5 për gradën kolonel, 4 për gradën nënkolonel-major dhe 3 për gradat e tjera deri në plotësimin e kushteve për pension pleqërie. Edhe këtë Kolegjet e Bashkuara në kundërshtim me vendimin nr.6, datë 17.02.2012 të Gjykatës Kushtetuese, i cili thotë: “…nëse një e drejtë e tillë e gjallë ekziston, Gjykata e mban parasysh dhe (me disa përjashtime) nuk ndalet të bëjë një interpretim të ndryshëm edhe atje ku i duket asaj më bindëse.”, nuk e respektojnë.

E shtata:Nuk kanë respektuar parimin e barazisë në të drejta pas praktikës së qënrueshme gjyqësore për çështjen në gjykim. Vendimi nr. 26 datë 22.05.2015 i Gjykatës Kushtetuese shprehet se: “Barazia në të drejta, mes të tjerash, përcakton edhe detyrimin për vendimmarrje të njëjtë dhe të qëndrueshme në çështje të ngjashme nga gjykatat e zakonshme”. Kolegje e Bashkuara në shqyrtimin e çështjes dhe datën e shyrtimit dhe të marrjes së vendimit njëhsues nr.3, datë 24.11.2016, ishin para vendimmarrjeve të njëjta jo vetëm nga gjykatat e zakonëshme por edhe të Kolegjit Civil dhe Kolegjit Administrativ.Në këtë realitet, në respektim të parimit të barazisë në të drejta, këto Kolegje ishin para detyrimit e vendimarrjes së njëjtë me vendimet e marra më parë prej tyre. Ky detyrim ishte të konfirmonin:

Së pari: kufizimi i masës së pensionit sa pensioni maksimal i pleqërisë në shkallë vendi për pensionet e përfituara sipas nenit 11 të ligjit nr.8087/1996 i ndryshuar i përket vetëm shtesës për vjetërsinë e shërbimit mbi 12 vjet femra dhe 15 vjet mashkulli. Së dyti:Llogaritja dhe caktimi i pensioneve të përfituara nga data 14.05.2004 deri në plotësimin e kushteve për pension pleqërie do të jetë sipas nenit 35 pika 1 e ligjit nr.9210/2004 dhe nenit 13 e 14 e ligjit nr.9418/2005 i ndryshuar. Së treti:Rillogaritja sipas nenit 29 e ligjit nr.10142/2009 për pensionet e përfituara para datës 01.07.2009 do të bëhet vetëm nëse masa e pensionit rritet në rapor me masën e përfituar para kësaj date. Me vendimin nr.3, datë 24.11.2016 , njëhsuan praktikën gjyqësore në kundërshtim me këtë, duke cënuar kështu barazinë në të drejta të të gjithë atyre ushtarakëve që për shkak të gjykimit të parregullt dhe jashtë afatit të arësyeshëm ligjor, i nënshtrohen gjykimit në gjykatën e Apelit dhe Kolegjin Administrativ sipas këtij vendimi njëhsues. 
Sigal