Ligji me zbatim selektiv, për interesat e ngushta politike

587
Ambasadorja Vllahutin ndërhyn te Kryeprokurori dhe i dikton fletë-arrest për ish-zyrtarët
Ligji “Për Pushtetin Vendor” i miratuar në 2014, nuk u lejon kryebashkiakëve të kandidojnë më shumë se 2 mandate. Atëherë, në procesin e diskutimit të projektligjit dhe në debatet e miratimit të këtij projektligji në Parlament, u tha qartë nga të gjitha forcat parlamentare, se në zgjedhjet parlamentare të 2019-s asnjë kryebashkiak, që ka 2 mandate nuk do të mundet të kandidojë për herë të tretë, sepse interpretimi që iu bë neneve të këtij ligji, asokohe, ishte se do të llogariten mandatet e mëparshme të kryebashkiakëve. 
Taulant Balla: Ligji nuk ka veprim prapaveprues
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, dje, i pyetur, nëse kryebashkaikët socialistë që kanë 2 mandate, a do të jenë sërish kandidatë për kryebashkiakë në zgjedhjet e 2019-s, u përgjigj: “Të gjithë e dimë që ligji nuk ka fuqi prapavepruese. Ligji është miratuar në vitin 2014, njësitë administrative të këtyre bashkive kanë qenë të ndryshme, për rrjedhojë prej 2014, zgjedhjet më të para kanë qenë në 2015 dhe aty fillon numërimi i mandateve. Nuk dua të hy në emra, por do jetë Partia Socialiste ajo që do e vlerësojë, se cilët do kenë nderin të përfaqësojnë kombëtaren në zgjedhjet e 2018”.
Vetingu ka veprim prapaveprues ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve 
Ligji për Vetingun, në rastin konkret, ka veprim prapaveprues, derisa heton për pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve edhe për 10-15 vite më parë. Edhe pse çdo vit gjyqtarët dhe prokurorët deklarojnë pasuritë e tyre, të ardhurat te ILDPKI-ja, dhe ndër këto vite asnjëherë ky institucion nuk ka gjetur parregullsi, apo të ardhura të pajustifikuara, KPK-ja e vetingut, çuditërisht, duke e zbatuar ligjin në mënyrë prapaveprues, gjen parregullsi në deklarimin e të ardhurave dhe pasurisë dhe penalizon gjyqtarët e prokurorët. Mirëpo cili ligj e detyronte gjyqtarin dhe prokurorin të mbanin statistikë të shpenzimeve të të ardhurave ndër vite, kur çdo vit, ILDPKI-ja nuk u kishte nxjerrë asnjë paligjshmëri në deklaratat e bëra për të ardhurat? Ky fakt është bindës, sesi ligji në Shqipëri zbatohet me 2 standarde, për interesa të caktuara politike. 
Ambasadorë në Tiranë i bëjnë presion (politik) prokurorit të arrestojë politikanë
Para pak ditësh, ish-kryeprokurori Llalla pohoi publikisht se ambasadorë në Tiranë i kanë kërkuar që të arrestojë (pa pasur fakte konkrete, pa pasur hetime konkrete) udhëheqës të lartë të shtetit tonë. Ish-presidenti Nishani deklaroi publikisht, se ambasadorja Vllahutin i kishte kërkuar kryeprokurorit Llalla arrestimin e ish-kryeministrit Berisha, por edhe të kryetarit të Kuvendit (asokohe). Të bën përshtypje që këta ambasadorë, që bëjnë presion politik te kryeprokurori, që të arrestojë ish[zyrtarë të lartë, me preferencë politike, pa dhënë fakte, heshtën dhe nuk folën fare për blerjen e votës në zgjedhjet e 2015-s dhe 2017-s, nuk folën as për kandidatët me rekorde kriminale që u bënë deputetë dhe kryebashkiakë, edhe pse dosjet e tyre penale i kishin në prokuroritë dhe gjykatat e vendeve të tyre. Këta ambasadorë, edhe pse jetojnë në Tiranë nuk panë, nuk folën aspak për kanabizimin e Shqipërisë. Ambasada e BE-së në Tiranë heshti për skandalin e vilës që bleu në Tiranë me çmime të fryra, që nuk justifikon dot shumën e 1.6 milionë euro. Gjithashtu, ambasada e BE-së në Tiranë nuk ka bërë kurrë transparente, se cilat fondacione, shoqëri civile, individë subvencionon me fonde, ndërkohë, që nuk di pse këto shoqata, individë që financon në Shqipëri, menjëherë pas financimeve që marrin në Shqipëri, falimentojnë në vendet e tyre! 
Sigal