LIGJI I RI PËR HETIMIN E PRONAVE TË SINDIKATAVE

1348
Sigal

Jakup B. GJOÇA

Inventarizimi i pronave të sindikatave, hetimet për tjetërsimin e tyre, vënia para ligjit të spekulantëve dhe matrapazëve nga kryesitë e sindikatave

Projektligji i ri për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë, në Republikën e Shqipërisë për pronat e sindikatave, vlera e të cilave sot është mbi 3 miliardë euro

Projektligji i ri për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë, në Republikën e Shqipërisë përcakton procedurat dhe organin shtetëror përgjegjës për përfundimin e proceseve administrative, tranzitore, të ligjësimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore, të inventarizimit, transferimit, trajtimit dhe regjistrimit përfundimtar të titujve të pronësisë, për pasuritë e paluajtshme në pronësi shtetërore dhe private, në Republikën e Shqipërisë. Qëllimi i këtij ligji është krijimi i bazës ligjore të thjeshtuar dhe të harmonizuar, për përfundimin proceseve administrative të trajtimit të pronës së paluajtshme të shtetit dhe pronës private. Autoriteti përgjegjës për realizimin e proceseve tranzitore 1. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, që në këtë ligj do të njihet me shkurtimin Agjencia apo ASHK është institucioni publik i krijuar me ligj të veçantë, ku rregullohet mënyra e organizimit dhe funksionimit, varësia administrative, selia dhe shpërndarja e shërbimeve në territorin e Republikës së Shqipërisë. 2. Agjencia Shtetërore e Kadastrës është autoriteti publik që do të zbatojë këtë ligj dhe do të koordinojë proceset në bashkëpunim me institucionet dhe organet e tjera qendrore shtetërore, të qeverisjes vendore apo ndërmjet strukturave në përbërje të saj, me qëllim përfundimin e proceseve tranzitore të pronësisë, në Republikën e Shqipërisë. Gazeta “Telegraf” dje botoi përmbajtjen e projektligjit për hipotekimin e pronave dhe truallit pa titull pronësie, kriteret shtesë, dokumentet për legalizimi, rastet kur keni më shumë se një ndërtim pa leje, ndërtimi në tokën që ke me tapi dhe si veprohet kur keni procese gjyqësore. Ndërsa sot zbardhim çfarë përmbajtje ka projektligji për evidentimin e pronave të sindikatave në Shqipëri.

Artan Lame: “Pronat”, nga 1 shkurti do të kenë në një zyrë të vetme, Agjencinë Shtetërore të Kadastrës

Artan Lame, drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI dje në Komisionin Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, duke diskutuar për “P r o j e k t l i gj për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë, në Republikën e Shqipërisë” tha se nga 1 shkurti i 2019-s, zyrat e hipotekës, legalizimeve dhe kthimit të pronave do të bashkohen në një institucion të vetëm, që është Agjencia Shtetërore e Kadastrës, e cila do të jetë e organizuar në nivel qendror dhe lokal. “Legjislacioni i ri i përmbledh të gjitha këto procese në një ligj të vetëm. Besoj se i pari që do të mbyllet do të jetë procesi i legalizimeve dhe i fundit në kohë që do të mbyllet është procesi i trajtimit të pronës, sepse vet ligji i trajtimit të pronës e parashikon me afat 10-vjeçar”, – tha Artan Lame, kreu i ALUIZNI-t. Nga viti 1994, Shqipëria rezulton me 4.4 milionë pasuri të paluajtshme, nga të cilat rreth 3.8 milionë janë të regjistruara dhe rreth 600 mijë pasuri të tjera të paregjistruara, por përsëri një pjesë e mirë e pronave rezulton me probleme. “Rezulton që rreth 2.5 milionë e pasurive të regjistruara janë me probleme, që do të thotë minimalisht duhen azhornuar, përmirësuar. Maksimalisht duhen bërë nga fillimi”, tha Atan Lame. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës emërohet dhe shkarkohet nga kryeministri. Fillimisht ky institucion do të ketë mbështetje buxhetore, ndërsa më pas do të kalojë gradualisht me vetëfinancim, duke shfrytëzuar tarifat e shërbimit. Të gjithë letrat turke të përdoruar për kthimin e pronave janë të pavlefshme. Edhe turqit nuk i njohin më letrat e tyre. Nuk duhet të njihen. Ka një kaos institucional në lidhje me pronat. Ndarja e tokës është bërë me një proces abuziv. Dhe pastaj banorët protestojnë. Kanë të drejtë. Banorët protestojnë sepse shteti është i paaftë dhe nuk e përfundoi procesin e legalizimit. Legalizimi i Unazës nga pikëpamja formale dhe legalizimet e bëra në kohe janë të rregullta. Nga pikëpamja morale janë 49 legalizime të bëra në korrik- shtator 2013, pra që kishin lënë vulën, pa u formuar qeveria e re. Edhe brenda saj duke e ditur shumë mirë që Unaza do zgjerohej nuk e kishin publikuar këtë projekt të gjerë dhe ky moslajmërim i njerëzve bëri që të krijohej shtegu i ndërtimit por dhe me atë shtrat të Unazës që parashikon. Shteti duhet të merret me regjistrimin e problemeve. Kohë pas kohë o i ka hequr kompetencat vetes, ose gjykatat e kanë penguar shtetin të rregullojë situatat negative”, – është shprehur Lame.

Eglantina Gjermeni, deputete, ish-ministre e Zhvillimit Rural: ALUZINI dhe Hipoteka në përplasje

Eglantina Gjermeni, deputete, ish-ministre e Zhvillimit Rural, në fjalën e saj në Komisionin Parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese u shpreh se ALUZNI dhe hipoteka, si dy institucione të pavarura, që merreshin me legalizimin dhe certifikimin e pronave, shumë herë kishin përplasje kompetencash, që u shkaktonin telashe, sorollatje dhe zvarritje të kohë zgjidhjes së problemeve, prandaj Agjencia Shtetërore e Kadastrës, si i vetmi institucion shtetëror për pronat do të jetë një progres në zgjidhjen përfundimtare dhe të drejtë, por edhe në kohë të shkurtër të çështjes së pronësinë në Shqipëri.

Përditësimi i të dhënave për pasuritë e patundshme të sindikatave

Agjencia Shtetërore e Kadastrës janë zbatim të këtij ligji verifikon, saktëson dhe përditëson listat e inventarit të pasurive të paluajtshme, të kaluara në administrim të sindikatave, si dhe identifikon marrëdhëniet e krijuara me të tretët për këto pasuri.

  1. Kur gjatë procesit të përditësimit rezulton se pasuritë e kaluara në administrim të sindikatave, janë të paregjistruara më parë në regjistrat publik të pasurive të paluajtshme, ASHK-ja kryen regjistrimin e tyre, sipas dokumentacionit ligjor nëpërmjet të cilit provohet e drejta e pronësisë.
  2. Produkti i procesit të përditësimit dhe plotësimit duhet të përmbajë të dhënat për

: a) numrin dhe llojin e pasurive të paluajtshme të inventarizuara;

  1. b) numrin e pasurive të luajtshme të inventarizuara;
  2. c) llojin e marrëdhënieve të krijuara me të tretët dhe, nëse ka, ndryshimin e kësaj marrëdhënieje, ku përshihen: i) kontratat e qirave me të tretët;
  3. ii) kontratat e përdorimit me të tretët.

iii) vënia e hipotekave mbi pasuritë, në favor të të tretëve;

  1. iv) çdo lloj veprimi juridik, i kryer për këto pasuri, që regjistrohet në regjistrat publikë;

ç) listën e objekteve të kulturës së ish-ndërmarrjeve bujqësore, të cilat kanë kaluar apo duhet të kalonin në pronësi të qeverisjes vendore, të identifikuara;

  1. d) listën e të gjitha objekteve të inventarizuara;
  2. dh) çdo informacion tjetër të nevojshëm, që lidhet me procesin.
  3. ASHK në përfundim të procesit të përditësimit dhe plotësimit, harton një raport vlerësimi i cili i paraqitet Këshillit të Ministrave.

Pronat e sindikatave të Shqipërisë

Pas rënies së regjimit socialist në 1991, pronat e Bashkimeve Profesionale kaluan në pronësi të sindikatave, që u formuan pas pluralizmit, të cilat ishin Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë dhe Sindikatat e Pavarura të Shqipërisë. Vlera e Pronave të sindikatave, me çmimin e tanishëm të tregut të pasurive të patundura, është mbi 3 miliardë euro, më shumë se tarifa e PPP-ve të qeverisë. Sot, thuajse janë zhdukur dosjet e administrimit të pronave të sindikatave, me qëllim fshehjen e gjurmëve të krimeve që janë bërë me to, pasi shumë prona të sindikatave janë tjetërsuar, u dhanë me qira dhe më pas u privatizuan nga persona fizikë, por edhe ato që janë deri më sot në pronësi të sindikatave, janë dhënë me qira dhe fondet nuk dihen ku shkojnë, përse shfrytëzohen. Shumë prona të tjera, janë rrafshuar me bekimin e krerëve të BSPSH e KSSH, duke iu falur trojet gjoja ish-pronarëve fals për troje ndërtimesh, prej të cilave krerët e sindikatave (thonë gojët e liga) kanë marrë “thelën” e tyre në vlerë e në natyrë! Ku kanë shkuar miliardat e siguruara nga këto prona, që janë dhënë me qira e janë shitur? Bosët e BSPSH-KSSH e të asaj fantazmës SPMSH, kanë zhdukur dosjet e administrimit të pronave të sindikatave, me qëllim fshehjen e gjurmëve të krimit që kanë bërë me to. Veçse një gjë dihet: Që punëtorët, sindikalistët nuk mund të shfrytëzojnë dot pronat e sindikatave, të shkojnë për pushime, të argëtohen, etj.

Pronat e sindikatës në Qarkun Shkodër

Shtëpia e Pushimit të Punëtorëve dhe Pionierëve në Shirokë

Nga të dhënat e ZVRPP, Shkodër rezulton se kjo pronë ka sip totale 9620 m2 dhe ndërtesa me sip. 846 m2 është regjistruar në pronësi të BSPSH.

Shtëpia e Pushimit të Punëtorëve e Pionierëve në Razëm

Nga verifikimi rezulton, se shtëpia e pushimit të punëtorëve është privatizuar dhe regjistruar në hipotekë me Nr. hipotekor 198, datë 18.10.2002 nga qytetari Lulëzim Nik Pacaj, me Nr. pasurie 196/2, zona kadastrale 3834. Njëkohësisht shtëpia e pushimit të pionierëve është në përdorim nga Valentin Gjetja. Nuk ka inventar të sendeve të luajtshme.

Shtëpia e Pushimit të Punëtorëve në Theth

Nuk ka informacion as hipoteka Shkodër, nuk japin informacion as BSPSH e KSSH.

Salla e Lojërave qyteti Shkodër

ZVRPP nuk ka informacion. Nga verifikimi fizik, rezulton se kjo pronë është privatizuar dhe regjistruar me Vërtetimin Hipotekor nr.112, datë 11.8.2006, me nr. pasurie 4/287, zonë kadastrale 8594, sip.302 m2 dhe Vërtetimi Hipotekor nr. 215, datë 18.7.2007 për pasurinë nr. 4/559, zonë kadastrale 8594, me sipërfaqe. 313 m2 në favor të disa bashkëpronarëve, për të cilat nuk jepet informacion as nga sindikatat as nga hipoteka. Nuk ka inventar për sendet e luajtshme.

Salla e Kulturës në Velipojë

ZVRPP nuk ka informacion.

Salla e Kulturës në ish-NB Shtoj-Komuna Rrethina

ZVRPP nuk ka asnjë informacion.

Pallati i Kulturës Fushë-Arrëz (Salla e shfaqjeve)

Nga të dhënat e dërguara nga ZVRPP Pukë, konfirmohet se kjo pronë është e regjistruar në pronësi të qytetarit Nikoll Ndue Ndoka, pas aktit të shitjes së kryer nga BSPSH, ku ky i fundit është në cilësinë e pronarit të truallit.

Salla e Lojërave, qyteti Pukë

ZVRPP, konfirmon se nuk disponon asnjë informacion në regjistrat hipotekor.

Pronat e Sindikatave në Vlorë

Kampi Punëtorëve “Pallati i Ri” në Vlorë

Nga ZVRPP e Vlorës, nuk disponohen të dhëna për këtë pasuri.

Shtëpia e Pushimit të Punëtorëve, 4 vilat në Vlorë

ZVRPP në Vlorë nuk ka të dhëna për këtë pasuri.

Kampi i Pionierëve në Vlorë

ZVRPP në Vlorë, nuk ka të dhëna për këtë pasuri.

Salla e Kulturës e ish-NB në Vlorë

ZVRPP në Vlorë, nuk ka të dhëna për këtë pasuri.

Kinoklubi “Perlat Rexhepi” në Vlorë

ZVRPP në Vlorë, nuk ka të dhëna për këtë pasuri.

Salla e kulturës ish-NB “Rinia”, Vlorë

ZVRPP në Vlorë, nuk ka të dhëna për këtë pasuri.

Kampi punëtorëve Godina e Re-Dhërmi, Bashkia Himarë.

ZVRPP në Vlorë, nuk ka të dhëna për këtë pasuri. N

Kampi punëtorëve Godina të tjera në Dhërmi Bashkia Himarë

Nga ZVRPP Vlorë nuk ka të dhëna për këtë pasuri.

Pallati i Kulturës në Selenicë

ZVRPP në Vlorë nuk ka të dhëna për këtë pasuri.

Kinoklubi Llakatund, Komuna Shushicë

Nga ZVRPP Vlorë nuk ka të dhëna për këtë pasuri.

Pronat e Sindikatave në Sarandë

Kampi i Punëtorëve e Pionierëve, në Sarandë

ZVRPP në Sarandë nuk ka të dhëna për këto pasuri.

Sallë lojërash, qyteti Sarandë

ZVRPP nuk ka të dhëna për këtë pasuri.

Shtëpia e Kulturës në Xarë

ZVRPP nuk ka të dhëna për këtë pasuri

Salla e shfaqjeve në Lukovë

ZVRPP nuk ka të dhëna për këtë pasuri.

Shtëpia e Kulturës në Ksamil

ZVRPP e Sarandës konfirmon, se kjo pronë është regjistruar 60% e kapitalit në favor të ish-firmës piramidale “Silva shpk” dhe 40% në pronësi të BSPSH.

Qarku Kukës

Salla e Kulturës, Miniera Gjegjan, Komuna Tërthore. Nga ZVRPP, Kukës nuk disponon dokumentacion për njohje pronësie nga ana e Sindikatave të Pavarura.

Salla e Lojërave Kukës, Bashkia Kukës

Në ZVRPP Kukës, figuron se BSPSH nuk kanë dokumentacion për njohje pronësie.

Salla e Kulturës, Bashkia Krumë

Nuk ka informacion nga ZVRPP.

Salla e Lojërave, Bashkia Bajram Curri, Tropojë

Nga ZVRPP, Bajram Curri, konfirmohet se nuk figuron asnjë pronë e Sindikatave të Pavarura në regjistrat e kësaj zyre.

Salla e Lojërave në Cërnicë, Komuna Llugaj

Nga ZVRPP, Bajram Curri, konfirmohet se nuk figuron asnjë pronë e Sindikatave të Pavarura në regjistrat e kësaj zyre.

Salla e Shfaqjeve Kam-Tropojë

Nga ZRPP nuk kemi informacion.

Qarku Dibër

Sallë Kulture-sallë mbledhjesh, në ish-Ndërmarrjen Bujqësore Peshkopi

Nga të dhënat e ZVRPP, figuron e regjistruar në pronësi të Sindikatave të Pavarura.

Pallati i Kulturës Bulqizë

Nga të dhënat e ZVRPP Peshkopi, nuk figuron e regjistruar në pronësi të Sindikatave të Pavarura dhe nuk ka asnjë transaksion tjetër mbi këtë pronë.

Salla e Kulturës Cërrujë, Bashkia Klos

Nuk ka të dhëna nga ZVRPP.

Salla e Shfaqjeve Krastë, Martanesh

Nuk ka të dhëna nga ZVRPP.

Salla e Kulturës Thekën Martanesh

Nuk ka të dhëna nga ZVRPP.

Shtëpia e Pushimit të Punëtorëve Korçë

Sipas regjistrit të Hipotekës Korçë është transkriptuar në Nr. 15/20, datë 20.02.2001 në emër të Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë (KSSH).

Salla e Lojërave Korçë

Sipas Hipotekës Korçë, rezulton se është në pronësi të BSPSH dhe KSSH.

Shtëpia e Kulturës-Maliq

Sipas Hipotekës Korçë, konstatohet se me nr. 192/9, datë 20.5.1995 është regjistruar një Akt-Marrëveshje, nëpërmjet të cilës kjo pronë është e ndarë midis KSSH 50 % dhe BSPSH 50 %.

Shtëpia e Kulturës Pojan

Sipas Hipotekës Korçë objekti është shitur prej Qendrës Administrative të objekteve kulturore të sindikatave KSSH

Kinoklubi në Plasë

Objekti ekzistues është me dy kate. E gjithë ndërtesa është restauruar. Objekti është shitur.

Shtëpia e Pushimit të Punëtoreve Dardhë

Nuk figuron e regjistruar në Hipotekën e Korçës. Objekti është 3 kate.

Salla e Kulturës Mborje-Drenovë

Sipas Hipotekës Korçë, ky objekt është shitur.

Salla e Kulturës Vashtmi, komuna Libonik

Nuk eksiton në Hipotekën e Korçës.

Shtëpia e Pushimit të Punëtorëve Voskopojë

Sipas Hipotekës Korçë, Me VKKP për sipërfaqen 1500 m2, BSPSH është pajisur me certifikatë pronësie.

Kampi i Pionierëve Voskopojë

Sipas Hipotekës Korçë, rezulton se është ndarë në disa pasuri brenda BSPSH e janë dhënë me qira.

Salla e lojërave qyteti Ersekë

Sipas Hipotekës Ersekë, ky objekt i Konfederatës së Sindikatave (KSSH) është shitur nga sindikata tek person privatë.

Shtëpia e Pushimit të Punëtorëve (Pallati Nr.1) Pogradec

Sipas Hipotekës Pogradec është në administrim të BSPSH.

Shtëpia e Pushimit të Punëtorëve (Pallati Nr.2) Pogradec

Sipas Hipotekës Pogradec, kjo pasuri është vënë në sekuestro konservative, në emër të debitorit Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë me qëllim shlyerjen e detyrimeve që ka.

Kampi i Punëtorëve (kopsht+çerdhe fëmijësh) Pogradec

Nuk figuron në Hipotekën Pogradec. Objekti është shitur nga Konfederata e Sindikatave (KSSH) 100 %.

Kampi i Pionierëve Pogradec

BSPSH ka në pronësi vetëm 155 m2 sipërfaqe, pjesa tjetër u është dorëzuar pronarëve nga BSPSH.

Sallë Kulture ish-Ndërmarrja Bujqësore Pogradec

Nuk figuron në Hipotekën Pogradec.

Shtëpia e Kulturës “Guri-Kuq” në Pogradec

Sipas Hipotekës Pogradec, këtë objekt sindikata e ka shitur.

Qarku Tiranë: 18 prona, ka informacion nga ZRPP vetëm për 3 prona

Qarku Korçë: 17 prona ka informacion nga ZRPP vetëm për 12 prona

Qarku Elbasan: 8 prona ka informacion nga ZRPP vetëm për 7 prona

Qarku Berat: 5 prona ka informacion nga ZRPP vetëm për 4 prona

Qarku Fier: 12 prona ka informacion nga ZRPP vetëm për 2 prona

Qarku Durrës: 10 prona ka informacion nga ZRPP vetëm për 4 prona

Qarku Kukës: 6 prona ka informacion nga ZRPP vetëm për 4 prona

Qarku Dibër: 5 prona ka informacion nga ZRPP vetëm për 2 prona

Qarku Lezhë: 13 prona ka informacion nga ZRPP vetëm për 2 prona

Qarku Shkodër: 8 prona ka informacion nga ZRPP vetëm për 2 prona

Qarku Vlorë: 15 prona ka informacion nga ZRPP vetëm për 1 prona

Qarku Gjirokastër: 4 prona, ka informacion nga ZRPP vetëm për 2 prona

Pallati i Kulturës “ Metalurgu”-Elbasan

Sipas Hipotekës Elbasan, shitur në mënyrë të kundërligjshme prej KSSH-së.

Sallë e Kulturës në ish-Ndërmarrjen Bujqësore-Elbasan

Pallati i Kulturës-Cërrik

Sipas Hipotekës Elbasan, ky objekt figuron në pronësi të BSPSH, rrethi Elbasan.

Shtëpia e Kulturës Përrenjas

Sipas Hipotekës Librazhd, ky objekt është në pronësi të Bashkisë Përrenjas. 

Salla e Kulturës në ish-Ndërmarrjen Bujqësore-Belsh

Sipas Hipotekës Elbasan, objekti është me 1 kat, trualli i objektit i është kthyer pronarit, ndërsa ndërtesa i është dhënë Bashkisë Belsh.

Shtëpia e Pushimit të Punëtorëve në Gjinar-Elbasan

Sipas Hipotekës Elbasan, kjo shtëpi pushimi me 50 dhoma është në pronësi të KSSH

Pallati i Kulturës “Tekstilisti”-Berat

Nuk figuron në Hipotekën e Beratit.

Shtëpia e Kulturës Kuçovë

Nuk figuron në Hipotekën Kuçovë, është në pronësi të Këshillit Sindikal të Konfederatës Shqiptare.

Shtëpia e Re e Kulturës Kuçovë

Sipas Hipotekës Kuçovë, ky objekt figuron në pronësi private.

Pallati i Kulturës-Poliçan

Sipas Hipotekës Skrapar, objekti është në pronësi të BSPSH.