Ligji i importit të mbetjeve/ Aleanca Kundër Importit të Plehrave dhe shoqëria civile, në protestë

508
Sigal

Gazeta telegraf/ Aleanca Kundër Importit
të Plehrave dhe shoqëria civile protestoi paqësisht përpara Kryeministrisë, ku
iu kërkua qeverisë shqiptare ta rikthejë ligjin për importin e mbetjeve. Për 60
minuta, protestuesit lëshuan thirrjet e tyre për Qeverinë dhe deputetët.




Simboli i protestës ishin qese me plehra dhe kartonë të kuq
që protestuesit mbanin në duar, në shenjë kundërshtimi ndaj ligjit të kaluar në
Kuvend për importin e mbetjeve.

Protesta nisi simbolikisht nga Monumenti i Pavarësisë tek
Parkun Rinia për të përfunduar përpara dyerve të Presidencës, me thirrjen
drejtuar kreut të shtetit për të mos lejuar kalimin e ligjit.
 

494 punonjës policie mbikqyrën marshimin, duke rrethuar
Kryeministrinë, ndërsa një kordon me police femra qëndronte përpara
protestuesve.
 

Protestuesit paralajmëruan se kjo nuk do të jetë protesta e
vetme.