Ligji i IKMT, kërkohet ndryshim në nenin 14 për prishjen e banesave

781
Avokati i Popullit dhe Shoqëria Civile kërkojnë ndryshime në ligjin e Inspektoriati Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Sipas tyre neni 14 ku thuhet se veprimet e IKMT vijojnë edhe nëse ka ankimin gjyqësor, duhet të ndryshojë pasi prishja e baneses duhet të pezullohet deri në përfundim të procesit gjyqsor.

Avokati i popullit dhe shoqëria civile kërkojnë shfuqëzimin të nenit 14 të ligjit “për inspektimin e ndërtimti” ku IKMT dhe INU vijojnë prishjen e objektit nëse cështjet është cuar në Gjykatën Kushtetuese nga familjarë apo pronari i objektit. Komisioneri i Avokatit të Popullit Alket Jaupi thotë se duhet kjo ndërhyje ligjorë per dy arsye: Së pari për të gjetur një mundësi strehimi të përkohëshme të familjarëve të prekur dhe së dyti, për të dhënë mundësinë nëse shëmbja e objektit është e padrejtë, personat mund të marrin kompesim financiar në fund.

Alket Jaupi: Sipas paragrafit të dytë të nenit 14 çdo vendim që mund të nxirret nga IKMT apo edhe IKMT në njësitë vendore, pavarësisht se mund të ankohet në gjykatë nuk mund të pezullohet nga kjo e fundit, por në rast se vendimi gjendet i kundraligjshëm nga ana e gjykatës, kur ky vendim merr formën e prere personat qe jane demtuar ne menyre te padrejte do te shdemtohen nga shteti ne rastin konkret.
Nga Komiteti i Helsinkit Andi Muratej thotë se ky ligj në thleb cënon të drjetën e jetës familajre, e të sigurisë juridike.

Andi Murataj: Praktikisht ky nen anashkalon disa parime kushtetuese, parimi i sigurisë kushtetuese, parimi i ankimit, parimi i propcionalitetit. Per ne ky nen cenon disa garanci kushtetuese dhe ne gjykojme te shqyrtohet.
Zona e Selitës është më problematike ku për shkak të ndërhyrjeve në infrastrukturë për Unazën e Madhe, dhjetra qytetarë preken nga shëmbja e ndërtimeve pa leje, në gjykatën kushtetuese kanë mbërritur paditë dhe çështjet janë në shqyrtim ndërsa banorëve që u është shëmbur ndërtesa janë të pastrehë. Disa prej tyre kanë paraqitur ankesë edhe në instiucionin e Avokatit të Popullit.
Sigal