Ligji i arsimit të lartë, mjekët kërkojnë një nen për financimin e Fakultetit të Mjekësisë

527
Diskutimet për draftin e arsimit të lartë vijuan edhe gjatë pasdites në komisionin e punës dhe cështjeve sociale, ku u dëgjuan propozimet e grupeve të interesit.
Shefi i kardiologjisë në QSUT Edvin Prifti kërkoi shtimin e një neni për financimin e fakultetit të Mjekësisë, i cili sipas tij në kushtet aktuale rrezikon falimentin.
Propozimi gjeti mbështetjen e kryetarit të grupit të LSI Petrit Vasili, por u kundërshtua nga zëvendësministrja e Shëndetësisë Milva Konomi, e cila tha se nuk ka të ardhura për shtimin e buxhetit të fakultetit.
Ndërkohë doktor Mentor Petrela, shef i neurokirurgjisë kërkoi ndarje të posteve për shefat e shërbimeve dhe shefat e departamenteve. Komisioni vijoi më pas me kalimin e projekligjit nen për nen.
Sigal