Ligji antiduhan, ISHSH gjobit 21 subjekte nga inspektimi në kryeqytet

557
Sigal

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, nga inspektimet në qytetin e Tiranës “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit’, ka kostatuar shkelje dhe ka marrë masa administrative për 21 subjekte private dhe ka vendosur gjoba në vlerë totale prej 6.300.000 lekë.
 
Sipas njoftimit për shtyp nga ky inspektoriat, gjatë muajit janar ISHSH ka kryer mbi 1200 inspektime në Qarkun Tiranë. Gjergji Koja, Kryeinspektor i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor,Tiranë, thekson se se megjithëse ISHSH, është një institucion që ka filluar nga puna vetëm  në shtator 2014 aktiviteti i deritanishëm i tij tregon më së miri vendosmërinë e ISHSH për zbatimin e ligjit dhe vendosjen e standarteve të njëjta për të gjithë.
 
Gjatë kësaj periudhe ISHSH ka inspektuar kushtet e higjenes edhe ne 295 klinika stomatologjike në Qarkun Tiranë prej të cilalave ka konstatuar shkelje të ligjit, në 5 prej tyre.